Ditën e sotme janë krijuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës. Radha e gjatë e makinave ka arritur deri në 2 kilometra. Qytetarët ankohen se pala greke po punon ngadalë.
Autoritetet greke ja hedhin fajin mungesës së energjisë. Si rrjedhojë është ndërprerë edhe puna.
I njëjti problem ka ndodhur dhe herë të tjera nga autoritetet greke, ende nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e këtij problemi.
/AlpeNews.al/


