Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është duke vijuar një takim në Qarkun e Beratit, në lidhje me fushatës së policisë në komunitet.
Xahfaj tha se këto takime bëhen për të informuar, por dhe për të treguar se policia është afër me komunitetin.
Më tej Xahfaj tha se duhet që ta bëjmë policinë që të jenë në 24 orët e ditës në krah të qytetarit dhe jo vetëm kur është në punë.
Po ashtu ministri tregoi dhe qëllimin e Vettingut, ku sipas tij është të heq nga radhët e policisë ata që shkelin ligjin.
Pjesë nga deklarata
Duhet që të gjithë banorët të njohin policët e lagjes, dhe të ketë patrulla 24 orë dhe jo vetëm paradite.
Duam që ky proces të vijojë dhe të arrijmë atë që duam. Fokusi kryesor janë çështjet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër drogës, por dhe krimet urbane.
Për krimet urbane duhet që ti jepet një çmim për Qarkun e Beratit, pasi kur kam parë statistikat jam surpizuar. Ky është një kontribut i të gjithëve, dhe prandaj qytetet dhe fshatrat tuaja janë shumë të qeta.
Nuk mund të rrish ditën në zyrat e policisë dhe në dark të shoqërohen me ata që kanë prirje kriminale. Nuk mund të jesh policë në mëngjes dhe pasdite trafikant.
Prandaj është vettingu, për të pasur në policë njerëz që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Vetëm një trup policore e pastruar, mund të zbatoj vetëm ligjin.


