• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe Gjermania planifikon të armatoset rëndë për vitet e ardhshme
Home
Nderkombetare

Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe Gjermania planifikon të armatoset rëndë për vitet e ardhshme

23 April, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Pas kritikave të shumta për gjendjen e keqe në pajisjen e ushtrisë, autoritetet Gjermane kanë nisur një ofensivë për pajisje. Ministrja e Mbrojtjes Von der Leyen planifikon të nënshkruajë 18 kontrata të reja vetëm për këtë vit. Kontratat e parashikuara të jepen këtë vit kapin shumën prej 25 milionë euro, njoftojnë gazetat “Handelsblatt” dhe “Bild”.

Burimet e këtyre gazetave thonë se 18 kontratat e parashikuara për këtë vit janë pjesë e projekteve të shumta të nisura në janar dhe shkurt, kur është paraqitur një listë e pajisjeve të domosdoshme të ushtrisë gjermane. Autoritetet e ministrisë së Mbrojtjes e kanë konfirmuar se ekzistojnë planet e këtilla, por pa dhënë detaje të tjera.
Gazeta Welt njofton se ndër projektet e parashikuara është edhe blerja e dronave izraelite HeronTP, për të cilat partitë e Unionit dhe SPD kanë rënë dakord edhe në Marrëveshjen për bashkëqeverisje. Marrëveshja për nëntë vitet e ardhshme do të kushtojë 1,024 miliardë Euro. Marrëveshjet për shfrytëzimin e dronave Heron 1 në Afganistan dhe Mali do të zjgatet për periudhën deri në shkurt të vitit 2020.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se dronat duhet të jenë të afta edhe për bartjen e armëve, por vendimi nëse vërtet do të jenë të armatosura në misionet e tyre do të merret më vonë. Marrëveshja e koalicionit nuk parasheh përdorimin e dronave të armatosura në misionet e tyre në këto vende. Lidhur me pajisjet dhe armatimet duhet të darkordohet edhe Bundestagu, pas konstatimit nëse kontratat janë në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat etike. Huazimi i dronave izraelite është një nga projektet më të rëndësishme të armatimeve në ministrinë e Mbrojtjes. Marrëveshja ka dështuar në mandatin e kaluar për shkak të rezistencës së partisë socialdemokrate.

Më shumë avionë dhe helikopterë
Bundeswehri duhet të pajiset edhe me shtatë helikopterrë dhe gjashtë avionë transportues C-130J Hercules, të cilët prodhohen në Évreux të Francës. Ministrja von der Leyen do të vazhdojë edhe marrëveshjen për përdorimin e avionëve ukrainas Antonov, në periudhën 2019 – 2021. Qëllimi është që të zvoglohen pasojat nga prishjet e mundshme të avionëve Airbus A400M.

Në listën e gjërave që do të porositen është edhe teknologjia e radarëve për Eurofighter, pajisjet detektuese, përmirësimin e tankseve Puma, helikopterrët NH90, hedhësit e raketave dhe gjëra të tjera. Janë planifikuar edhe një sasi e uniformave të reja për misionet luftarake.

Financimi i paqartë
Por financat për këto projekte ende nuk janë siguruar në tërësi. Autoritetet thonë se kjo është një listë aktuale. Ndërsa realizimi i projekteve varet nga financimi dhe ligji për buxhetin e vitit 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I quajtën "injorantët" e ekranit/ Kush janë personazhet që na bën të vinim duart në kokë (FOTO)
Previous article I dyshuar për sulmet në Paris/ Salah Abdeslam dënohet me 20 vjet heqje lirie

k.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT