Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar rënie këtë fillimjave, duke u këmbyer me 129 lekë. Euro është nënçmuar me 0.29 pikë, në krahasim me të premten, sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë.
Ndërsa dollari amerikan u rrit me 0.3 pikë, duke u këmbyer me 105.42 lekë. Përveç dollarit dhe Juanit Kinez (onshore), leku fitoi pikë ndaj të gjithë valutave të huaja.
Me afrimin e sezonit veror, rritja e fluksit të monedhës së përbashkët evropiane në vend (karakteristikë e sezonit), pritet ta mbajë euron në vlera relativisht të ulëta.



