• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Majat e imagjinatës njerëzore, zbuloni muzetë më të bukur në botë
Home
Kulturë

Majat e imagjinatës njerëzore, zbuloni muzetë më të bukur në botë

11 November, 2017 ambra.sk Kulturë

Viva muzetë! Nuk ka vend më të mirë për të vizituar, nëse ju është mërzitur realiteti dhe dëshironi të ktheheni pas në kohë. Art, histori, pushtet, majat e imagjinatës njerëzore… vetëm në muze mund të kujtohesh dhe të vlerësosh madhështinë e njeriut!

Ndërkaq, ju japim 5 muze anembanë botës, për të cilët duhet të nisni të lini para mënjanë. Gjynah t’i humbasësh kryevepra të tilla, të adhuruara nga e gjithë bota!

1. Muzetë e Vatikanit, Romë, Itali

Të hapura nga Papa Julius II në shekullin XVI, muzetë përmbajnë rreth 52 galeri, duke u bërë kështu nga muzetë më të mëdhenj në botë. Koleksioni përfshin gjithashtu skulptura fetare dhe piktura të Raphael, Caravaggio-s, Botticelli-t dhe Michelangelo-s.

Është i pesti në listë për nga muzetë më të vizituar në botë, pas Luvrit (Francë), Muzeut Metropolitan të Artit (SH.B.A.), Muzeu Britanik (Britani e Madhe) dhe Galeria Kombëtare (Britani e Madhe), listë kjo e nxjerrë në vitin 2016.

p03plw3t

2. Muzeu Kombëtar i Artit, Osaka, Japoni

Pasi ndërtesa u shkatërrua në vitin 1970, një strukturë e re iu dha këtij muzeu nga arkitekti i famshëm Cesar Pelli, në vitin 2004. Pjesa më e madhe përbëhet nga koleksione të shfaqura në hollin kryesor, pasi e tillë është arkitektura e muzeut.

Veprat në muze janë të artistëve të famshëm si Paul Cezanne, Pablo Picasso, Max Ernst,  Tsuguharu Foujita dhe Yasuo Kuniyoshi.

The National Museum of Art, Osaka | Jun Mitsui ...

3. Muzeu Hermitage, Shën Peterburg, Rusi

Një nga muzetë më të vjetër dhe më i madhi muze në botë, është hapur në vitin 1764 nga Perandoresha Katerinë. Muzeu përmban më shumë se tre milionë vepra arti. Pjesë e muzeut është gjithashtu Pallati Dimëror, rezidencë e ish-familjes mbretërore ruse.

Hyrja në këtë muze është falas të enjten e parë të çdo muaji. Muzeu feston përvjetorin e tij çdo vit, në datë 7 dhjetor, ditën e Shën Katerinës.

p03plwk8

4. Muzeu Soumaya, Meksiko City, Meksikë

Ky institucion kulturor u hap në vitin 1994 dhe përbëhet nga dy ndërtesa, Plaza Loreto dhe Plaza Carsio. Çdo ndërtesë ka 6 kate me disa nga koleksionet më të vjetra në botë. MBi 66.000 vepra ndodhen në muze, nga rreth 30 shekuj art, duke përfshirë edhe artin e Amerikës Qendrore para pushtimit spanjoll.

Veprat nga Auguste Rodin, Salvador Dalí, Bartolomé Esteban Murillo dhe Tintoretto janë gjithashtu të ekspozuara në muze.

MEXICO | Ciudad de México | Museo Soumaya - SkyscraperCity

5. British Museum, Londër, Britani e Madhe

Mbi 8 milionë vepra janë të ekspozuara në hapësirat e muzeut më të famshëm të Londrës, hapur në vitin 1753, me art nga të gjitha kontinentet, që nga fillimet e kulturës njerëzore e deri më sot.

Muzeu është një institucion publik kushtuar artit, kulturës dhe historisë humane. Ai ka 9 departamente, ndarë sipas hapësirave gjeografike nga e cila janë marrë veprat e artit, si dhe libraritë e arkivat.

British Museum Wants To Recreate Itself In Minecraft ...

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKON Melania Trump, ja FOTOGRAFITË që mund të acarojë mijëra njerëz në botë
Previous article VIDEO/ Dy shqiptare arrestohen për drogë dhe armë, njëra 71 dhe tjetra 21 vjeçe

ambra.sk

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT