• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OKB në alarm për kërcënimin në rritje të përdorimit të armëve bërthamore
Home
Nderkombetare

OKB në alarm për kërcënimin në rritje të përdorimit të armëve bërthamore

23 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Drejtuesja më e lartë e OKB-së për Çarmatimin dha alarmin sot për kërcënimin në rritje të përdorimit të armëve bërthamore duke shprehur keqardhje për modernizimin e programeve që çojnë në një epokë të re të armatimeve cilësore.

”Kërcënimi mbi përdorimin e qëllimshëm apo jo të armëve bërthamore është rritur”, deklaroi Izumi Nakamitsu, në nisje të një takimi përgatitor të konferencës që do të diskutojë për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (TNP), e parashikuar në vitin 2020.

”Ky kërcënim, që prek gjithë njerëzimin, do të jetë prezent për aq kohë sa armët bërthamore do të vijojnë të ekzistojnë në arsenalet kombëtare”, shtoi ajo.

TNP-ja hyri në fuqi në vitin 1970 dhe çdo pesë vjet organizon një konferencë. Në vitin 2015, delegatët u ndanë pa marrëveshje.

Këtë herë, takimi njoftohet ndërsa Koreja e Veriut, e cila u tërhoq nga TNP-ja në 2003, njoftoi të shtunën ndërprerjen e testeve bërthamore dhe lëshimet e raketave balistike ndërkontinentale, duke thënë se qendra e testeve bërthamore të Punggyerit (veri) do të mbyllej pasi e kishte përmbushur misionin e saj.

Nakamitsu e përshëndeti këtë njoftim dhe shpreson se këto zhvillime do të kontribuojnë në arritjen e besimit dhe ruajtjen e një klime të favorshme për dialog dhe negociata të sinqerta.(ATA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho: Kritikët mezi presin të humbas, janë gati të më vrasin!
Previous article Barack Obama bën për të qeshur Melania Trump në funeral dhe interneti u çmend

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT