• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Grafiku/ FMN flet për rreziqet: Shqipëria më e zellshmja me PPP-të në rajon
Home
Ekonomi

Grafiku/ FMN flet për rreziqet: Shqipëria më e zellshmja me PPP-të në rajon

23 April, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një material studimor të përditësuar së fundmi, ka vënë në dukje se kontratat e Partneritetit Publik-Privat (PPP) zënë rreth 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri, teksa në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë është shumë më e ulët. Në grafikun e hartuar nga FMN, që i përket vitit 2015, pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të PPP-ve e ka Maqedonia, me rreth 5% të PBB-së, e ndjekur nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, ndërsa Kosova nuk e ka këtë praktikë.

PPP-monitor

Ballkani është modeli më i keq në zbatimin e kontratave koncencionare sipas formës së Partneritet Publik-Privat (PPP), por Shqipëria qëndron në krye të listës, pasi ka volumin më të madh të këtyre kontratave në raport me PBB, raportoi Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një studim të posaçëm të ditëve të fundit për rolin e PPP në investimet publike në rajon.

Hapësira e pamjaftueshme fiskale dhe mungesa e efikasitetit në sektorin publik e bëjnë financimin privat tërheqës në investimet në infrastrukturë. Iniciativat e Partneritetit Publik-Privat (PPP) mund të jenë një opsion i mundshëm për mobilizimin e kursimet private, për të rritur efikasitetin dhe financimin në investimet publike.

Përfitimet

FMN vlerëson se PPP-të mund të ofrojnë përfitime nëse janë të mirëplanifikuara dhe të menaxhuara. Në mënyrë të veçantë, PPP kombinojnë aftësitë dhe burimet, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat, nëpërmjet ndarjes së rreziqeve dhe përgjegjësive. Kjo u mundëson qeverive të përfitojnë nga ekspertiza e sektorit privat, dhe u lejon atyre të përqendrohen në politikë, planifikim dhe rregullim, duke deleguar operacionet e përditshme. PPP vijnë në lloje të ndryshme, duke filluar nga menaxhimi dhe kontratat e mirëmbajtjes në sipërmarrjet e përbashkëta.

Rreziqet që sjellin

Investimet e PPP, megjithatë, përfshijnë rreziqe fiskale në të gjitha fazat e projektit, duke përfshirë përgatitjen e buxhetit, prokurimin, financimin dhe menaxhimin e kontratave të bazuara në performancë.

PPP-të mund të gjenerojnë një numër të madh llogarish jashtë bilanceve dhe reduktojnë transparencën. Kjo është sidomos e dukshme në kontratat e investimeve publike.

Studimet e FMN në lidhje me PPP-të në Ballkanin Perëndimor, kanë gjetur se menaxhimi i PPP-ve ishte ndër më të këqijat në rang global. Fondi thekson se, është shumë rëndësishme që qeveritë të marrin drejtimin në planifikimin dhe menaxhimin e PPP-ve duke u siguruar se kontratat do të sjellin përfitime dhe duke shmangur rrezikun fiskal.

Pesë kriteret që duhet të ndiqen

FMN sugjeron pesë elementet kyçe që një qeveri të sigurojë koncesione të suksesshme PPP janë:

-së pari të planifikojë projekte me fizibilitet të lartë;

-së dyti, Ministria e Financave duhet të sigurojë një kontroll të fortë dhe të mjaftueshëm në secilën fazë të projektit PPP, duke përfshirë rinegocimin e mundshëm të kontratës;

-së treti, kornizat ligjore të kontratave duhet të jenë shumë të forta;

-së katërti duhet të aplikohen politika të forta të buxhetimit, kontabilitetit dhe raportimit;

-së pesti duhet bërë analiza e duhur e rrezikut fiskal në nivel projekti.

FMN vëren se, përvoja e rajonit me Partneritetet Publike-Private ka qenë e kufizuar, por ka gjasë të rritet në periudhën në vijim. Kufizimet ishin për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe madhësinë e vogël të tregjeve, kornizat e papërshtatshme ligjore dhe rreziqet politike.

Kapaciteti i kufizuar i qeverive në rajon është bërë shkak për koncesione jo të suksesshme, siç tregohet nga tendenca për të nisur projekte PPP, që nuk janë shumë të gjetura dhe janë përgatitur keq. FMN vlerëson se procesi i integrimit në BE mund të ndihmojë në uljen e rreziqeve politike, ndërsa integrimi rajonal, duke përfshirë planifikimin e investimeve shumëpalëshe.

Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm tradhëtia me striptisten! Zbulohen të tjera skandale mes çiftit Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian (FOTO)
Previous article Oriola Marashi kërcen me bikini në mes të rrugës, çmenden kalimtarët (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT