Dhunon vëllain dhe e kërcënon me automatik, në pranga një 25 vjeçar nga Gramshi.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramash arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” shtetasi: Marjo Dragoti, 25 vjeç, banues në fshatin Nartë Gramsh, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait, shtetasit E.D 32 vjeç. Nga kontrolli në banesë, ju gjet e bllokuan në cilësinë e provës materiale një krehër automatiku dhe 34 fishekë luftarakë.


