• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2.2 milionë ton në vit MBETJE/ Trajtohet vetëm gjysma e tyre pasi…
Home
Sociale

2.2 milionë ton në vit MBETJE/ Trajtohet vetëm gjysma e tyre pasi…

22 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Prodhimi i mbetjeve të ngurta në Shqipëri është rritur me ritme të frikshme gjatë viteve të fundit.

Të dhënat zyrtare nga instituti i statistikave tregojnë se për periudhën 2013-2016 sasia e mbetjeve të ngurta urbane u dyfishua duke arritur ne 2.2 milionë tonë në vit.

Rritja e vrullshme e mbetjeve që gjenerohen në vend ka përkeqësuar treguesit e menaxhimit të tyre duke bërë që pjesa e mbetjeve të pamenaxhuara të rritet me mbi 4.5 herë në vetëm tre vjet.

Sipas INSTAT, në vitin 2016 nga 2.2 milionë tonë mbetje të gjeneruara u menaxhuan vetëm 1.3 milionë tonë ose 58.8 për qind. Kjo do të thotë se afërsisht 1 milionë tonë mbetje të ngurta urbane në vit nuk menaxhohen por shpërndahen dhe hidhen pa kriter duke u shndërruar në një kërcënim serioz për ambientin.

Por si trajtohet pjesa e mbetjeve urbane që menaxhohen? Sipas INSTAT, pjesa dërrmuese depozitohen në landfille. Në vitin 2016, rreth 78 % e sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara ose gati 1 milionë tonë u depozituan në landfille. Metoda e dytë e menaxhimit është ajo e riciklimit. Sipas INSTAT, në vitin 2016 u ricikluan 17.2 për qind e mbetjeve të menaxhuara, ndërkohë që pjesa tjetër janë djegur për energji ose me qëllim eliminimi.

Dy vjet më parë qeveria tentoi të rikthejë importin e mbetjeve në Shqipëri. Por siç tregojnë të dhënat zyrtare aktualisht Shqipëria menaxhon 58.8 për qind të mbetjeve të ngurta që gjeneron duke lënë të patrajtuara mbi 1 milionë tonë plehra që shpërndahen nëpër ambient. /TCH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MotoGP/ Marquez nuk do të niset i pari pasi dënohet nga komisarët
Previous article Arlinda, shqiptarja që po “çmend” Europën me të pasmet e saj (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT