• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Banka që vjel pagesa nga të vdekurit, shuma ka arritur 4 miliardë dollarë
Home
Jetë

Banka që vjel pagesa nga të vdekurit, shuma ka arritur 4 miliardë dollarë

22 April, 2018 Ina.Autor Jetë

Një bankë ka mbledhur pagesa nga konsumatorët edhe pse e dinte se ata kishin vdekur.

Hetimet kanë zbuluar skandalin e Commonwealth Bank of Australia (CBA), e cila është huadhënësi më i madh i vendit.

Hetimi u urdhërua nga kryeministri Malcolm Turnbull vitin e kaluar pas një seri skandalesh që kishin të bënin me sjellje të pahijshme financiare.

CBA i tha Komisionit Mbretëror Bankar, i cili është forma më e lartë e dëgjimit publik të vendit, që tarifat nga konsumatorët janë mbledhur rregullisht për shërbimet që nuk janë dorëzuar. Disa nga planifikuesit financiarë kishin faturuar shërbimet për klientët e vdekur.

Provat treguan shembuj të shumëfishta të sjelljes së keqe nga këshilltarët financiarë të bankës. Në një rast, një këshilltar e dinte që një klient kishte vdekur në 2004, por vazhdoi të vilte pagesa për komisionet për një dekadë.

Këshilltari ka marrë rreth 65 dollarë në muaj në vitin 2014 dhe 2015.

Një tjetër klient i një këshilltari tjetër kishte vdekur në vitin 2007 dhe kontakti u bë me gruan e klientit në vitin 2013, por nuk u ndërmor asnjë veprim për të ndaluar pagesat e shërbimit që po ngarkoheshin ndaj të ndjerit.

Një tjetër nga këshilltarët e bankës u zbulua se kishte ngarkuar tarifa shërbimi për klientë të shumtë pa asnjë dëshmi të ofrimit të shërbimeve të vazhdueshme.

Këshilltarët financiarë të përfshirë në sjellje të keqe janë penalizuar me paralajmërime nga banka, tha CBA.

Të dhënat e qeverisë të përgatitura për hetimin treguan se mbi 80,000 konsumatorëve u janë dhënë këshilla të këqija gjatë dekadës së kaluar, duke u kushtuar rreth 4 miliardë dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Detajet e reja nga zjarri në Kashar, fabrika është djegur dhe dy herë të tjera, zjarrfikësja ka…
Previous article "Ndëshkoi" 10-vjeçarin duke e qethur, dënohet me burg berberi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT