Dy ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka celebruar në martesë dy personazhe të njohur të jetës publike në vend.
Taulant Dedja, ish prefekti i Tiranës dhe ish deputeti i Partisë Socialiste.
Jeta Toçila, një psikologe e njohur dhe e mediatizuar në këtë dimension të sajin profesional, por edhe folëse e lajmeve. Jeta ka qënë e martuar me gazetarin e njohur Armir Shkurti.
Edhe pse të dy vijnë nga martesa të tjera më parë, përsëri kanë vënë rrethin e martesës me njëri tjetrin duke fesuar kështu në mënyrë tradicionale me dasme në “Grand Garden Bio”.
Lidhja e çiftit filloj të bëhej publike nga Taulanti në Facebook ku në shator publikoi foton e parë bashkë duke vazhduar kështu të shpeshtonin edhe daljet publike bashkë.
Taulant Dedja ish-prefekti Tiranës
Çifti Dedja do të vendoset së shpejti në Kanada, menjëherë sapo të përfundojë proçedurat e parashikuara të bashkimit familjar.
Kjo video është “dhurata” e fundit që Armir Shkurti i bëri Jetës kur ishin së bashku.






