• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Financial Times: Vazhdimi i bllokadës ndaj Katarit është i pakuptimtë
Home
Nderkombetare

Financial Times: Vazhdimi i bllokadës ndaj Katarit është i pakuptimtë

22 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Është koha që Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të zbresin poshtë me këmbë në tokë. Nëse gazetat e Rijadit të mbështetura nga shteti mund të besohen, kapitulli tjetër në përballje midis vendeve të Gjirit mund të jetë që Arabia Saudite ta kthejë fqinjin e saj të pasur me gaz (Katarin) në një ishull të vogël. Kjo do të thotë gërmimin e një kanali të stilit Suez në kufirin tokësor mes dy vendeve. Për ta përforcuar këtë inxhinieri topografike do të vendoset edhe një zonë plehrash për mbeturinat toksike në atë vend. E gjithë historia mund të jetë diçka e paprecedentë – ose thjesht fushata më e fundit e një propagande të vazhdueshme e cila ka dështuar deri më tani të frikësojë Emiratin e Katarit që ti përulet vullnetit të dinastive rivale. Megjithatë, simptomat e krizës vazhdojnë prej 10 muajsh, që kur Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën një bllokadë tregtare dhe diplomatike ndaj Katarit, në dëm të të gjithëve.

Arabisë Saudite ka kohë që nuk i pëlqen ngurrimi i vendit të vogël gjeografikisht në anën e saj lindore (Katarit) për të pranuar një rol hije. Në vend të kësaj, me një imunitet nga patronazhi që Katari e ka kultivuar në sajë të rezervave të jashtëzakonshme të gazit – familja në pushtet Al Thani ka mbajtur një qëndrim të pavarur të politikës së vet të jashtme. Ndërmjetësimi i Katarit në konfliktet rajonale revolucioni (pranvera arabe) në mediat arabe të krijuara nga rrjeti Al Jazeera me bazë në Doha, e kanë bërë atë (Katarin) një anëtar të pafavorshëm të klubit (GCC-së) në funksion të dinastive rivale. Ato nuk e kanë falur Katarin as për përkrahjen e tij të përzemërt të islamistëve në kryengritjet që përfshinë Sirinë, Libinë dhe Egjiptin gjatë Pranverës Arabe, kur monarkët sauditë kishin frikë se pushtetet e tyre mund të viheshin nën kërcënim.

Këto dallime mund të zgjidheshin me diplomaci. Në vend të kësaj, Princi ambicioz Saudit i kurorës Muhammed bin Selman, në bashkëpunim me homologun e tij në Abu Dhabi Muhammed bin Zayed, zgjodhi të përshkallëzonte betejën në një tjetër krizë tëpanevojshme për Lindjen e Mesme. Ndër kërkesat fillestare ishte që Katari të mbyllte Al Jazeeran; të ulte në shkallë të gjerë bashkëpunimin me Iranin me të cilin Katari ndan gazin e tij; dhe të dëbojë një bazë ushtarake turke. Ata gjithashtu kërkuan që Emirati (i Katarit) të pajtohej dhe me kontrolle të rregullta të pajtueshmërisë. Katari mori një lloj goditjeje. Shpenzimet janë rritur për të përmbushur kostot. Megjithatë, Emirati mund ta përballojë stuhinë. Është shteti më i pasur për frymë në botë. Për më tepër, dëmtimi i klimës së investimeve në rajonin e Gjirit i prek të gjithë. Ndoshta, Doha i ka rezistuar tundimit për t’u hakmarrë. Ajo gjithashtu, mes shumë llogarish, ka refuzuar statusin e vasalit, përtej disa gjesteve. Përkundrazi, përgjegjësia për ti dhënë krizës duhet të bjerë mbi shtetet që e krijuan atë.

Duke patur parasysh se sa larg monarkët në Rijad dhe Abu Dhabi kanë shkuar për të nxitur ndjenjat anti-Katar, nuk ka gjasa për një zgjidhje të papritur. Por është koha që të lëvizet në këtë drejtim. Zbutja e retorikës mund të ishte një fillim. Pastaj heqja graduale e bllokadës duhet të jetë hapi i ardhshëm.
Presidenti Donald Trump i nisi fillimisht zjarret duke e lidhur veten me Arabinë Saudite. Por edhe Katari është gjithashtu një aleat i rëndësishëm i SHBA-së dhe mban bazën e saj më të madhe ajrore në det të hapur në rajon. Z. Trump duket se po e humbet durimin. Ai është ofruar të organizojë një takim në Camp David Shtatorin e ardhshëm. Palët në këtë mosmarrëveshje të panevojshme duhet ti përdorin këto muaj për të filluar një shkrirje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKIMI I EMIGRANTEVE/ Shkatërrohet rrjeti që transportoi 3000 shqiptarë në Francë brenda një viti
Previous article DETAJET nga eksplozivi në FIER/ Nga GJYQET për pronat tek SHITJA e makinës së ERVIN MEMOS, shpërthimi ishte i ...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT