• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKIMI I EMIGRANTEVE/ Shkatërrohet rrjeti që transportoi 3000 shqiptarë në Francë brenda një viti
Home
Breaking News

TRAFIKIMI I EMIGRANTEVE/ Shkatërrohet rrjeti që transportoi 3000 shqiptarë në Francë brenda një viti

22 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Brenda një viti kanë trafikuar 2.500 deri 3.000 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës në vend. Ndaj 9 prej tyre është ngritur kallëzim penal

Në Francë është shkatërruar një rrjet trafikantësh të paligjshëm të migrantëve të cilët brenda një viti kanë trafikuar 2.500 deri 3.000 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës në vend. Sipas burimeve franceze, nëntë persona kanë qenë të involvuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal.

Katërmbëdhjetë nga ta janë arrestuar në rrethinën e Parisit dhe në verilindje të vendit, shkruajnë mediat franceze, përcjellë albinfo.ch. Nëntë nga ta, në mesin e të cilëve katër organizatorët e rrjetit janë paditur.

Ata akuzohen për “ndihmesë për hyrje apo ndihmesë të qëndrimit ilegal të një të huaji në territorin francez, në mënyrë të organizuar”, ka pohuar për Agjnecinë franceze AFP, Frédéric Nahon, prokuoror i Republikës Chaumont (verilindje), duke precizuar se tashmë janë burgosur tre persona.

“Autobusët kanë udhëtuar nga Shqipëria, duke kaluar nëpër vende të ndryshme për të arritur deri në Francë, dhe duke lënë udhëtarë edhe në nëpër vendet si Italia, Gjermania e Belgjika”, ka shpjeguar drejtori i policisë kufitare të zonës lindore në Francë, Christian Lajarrige.

Udhëtarët kosovarë apo shqiptarë në Francë janë lënë kryesisht në Metz dhe Strasbourg, nga së paku katër autobusë në javë. Disa nga ta, në Francë kanë ardhur edhe me avionë.

“2.500 deri 3.000 persona kanë mundur të përfitojnë nga këto kushte të pranimit. Me një biletë prej 200 eurosh, supozohet se fitimi ka arritur në shumën prej 600.000 eurosh, ka precizuar Lajarrige. “Në këtë shumë mund të shtohen edhe 600 deri 2.000 euro për kujdesin dhe mbështetjen ndaj udhëtarëve, për një person”, ka shtuar më tej ai.

“Këta persona fillimisht kanë përfituar nga ndihmat e strehimit dhe më mënyrë potenciale edhe nga ndihmat për parashtresë të kërkesës për azil”, pohon Lajarrige, duke nënvizuar se “dokumentet për parashtrim të kërkesës për azil” ishin sekuestruar gjatë kësaj jave në nëtë autobusë të përgjuar në Metz dhe Strasbourg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article La Liga konfirmon largimin e Iniestas nga Barcelona?
Previous article Financial Times: Vazhdimi i bllokadës ndaj Katarit është i pakuptimtë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT