• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Lulzim Basha si bileta fituese e llotarisë, nga LSI!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Lulzim Basha si bileta fituese e llotarisë, nga LSI!

21 April, 2018 Redaktor1 OP-ED

Nëse ka një forcë politike që përfiton, një grupim interesash që gëzon dhe një vend ku bëhet gjithçka për të mos e ndërprerë për asnjë çast rrjedhën e asaj që po ndodh ditët e fundit në PD, ajo është Lëvizja Socialiste për Integrim. Nuk është e nevojshme që të kesh informacion dhe kontakte të brendshme për këtë. Mjafton të shohësh sjelljen e mediave rrotull dy partive opozitare, për ta kuptuar këtë të vërtetë kaq të thjeshtë.

Një aksiomë politikë thotë se kur konkurenti yt po gabon, gjëja më e pafalshme është që ta ndërpresësh atë. Duke e lënë të vijojë, ta thellojë dhe ta çojë deri në fund atë që PD është duke e bërë totalisht gabim, kuptohet që përfitimet e saj, shkojnë tek dikush tjetër. Sepse në jetën shoqërore të këtij sistemi ku jetojmë, asgjë nuk humbet, gjithçka veç shndërrohet nga njëra forcë politike, tek tjetra.

Përfituesja më e madhe e gabimeve të sotme të Lulzim Bashës pas ndryshimeve që bëri në statutin e PD dhe pasojave që ky hap pritet të sjellë në të ardhmen, nuk është mazhoranca. Nuk është PS. Nuk është Edi Rama. Nuk është qeveria. Ajo është opozita e re. Eshtë LSI. Eshte poli i tretë i politikës shqiptare, që vetvetiu është edhe magneti më i fuqishëm “natyral” për të thithur rreth vetes, të gjitha “grimcat”, “trupat” dhe interesat elektorale që shkëputen pas kësaj, nga fusha manjetike e opozitës së vjetër.

Ndryshimet e fundit në statut i japin tani mundësinë Lulzim Bashës që të jetë një kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike. Përveç aspektit të rregullave të shkruara e formale, ai nuk ndihet më i rrezikuar as nga konkurenca e brendshme, pasi të gjithë alternativat potenciale, ose u lanë jashtë grupit parlamentar, ose jashtë strukturave drejtuese, ose jashtë mundësisë për të qenë nesër sfidantë.

Sali Berisha ka heshtur. Ndoshta sepse “epoka e tij ka përfunduar”,- siç tha njëri nga kryetarët e partive aleate të PD. Vetë Lulzim Basha tha se ndryshimet që u bënë në librin e rregullave, “janë ndryshime që e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë”. Pra, mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, shërbeu si një ceremoni për të varrosur historinë 27 vjeçare të PD së Sali Berishësh dhe për të nisur pas kësaj, jetën e re të historisë që do të quhet: Epoka e Lulzim Bashës.

“Thelbi i mbledhjes dhe i draftit “Basha” ishte mbrojtja e karriges së Lulit. Që të premten, me letra Luli do jetë i përjetshëm”,- tha Jozefina Topalli. Ndërsa Astrit Patozi në rrjetet sociale shkroi se “në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja e përjetshme e humbësit”. Majlinda Bregu reagoi në kohën që po fillonte mbledhja e Këshillit Kombëtar: “E shkuara u fshi! Fshirja u harrua! Gënjeshtra u bë e vërteta!” citoi ajo “Vitin 1984” të George Orwell.

Ka shumë pakënaqësi brenda dhe jashtë PD pas këtyre ndryshimeve. Si të mos mjaftonte historia e një serie humbjesh elektorale që ka pësuar PD nën drejtimin e Bashës, e humbjes së shumë betejave politike, e humbjes së shumë personaliteteve të saj, ka edhe një humbje tjetër që ia vendos vulën e thatë humbjeve: Eshtë mungesa e qëndrimit publik të Sali Berishës për të gjithën këtë që po ndodh. Ai ka folur siç tha Edith Harxhi, “me heshtjen e tij”. Një heshtje nga ato që të shurdhon, më shumë se të gjitha ulërimat e tjera të mara sëbashku.

Ka shumë arësye që të bëjnë të besosh se hemoragjia me të cilën mund të shoqërohet e gjitha kjo, favorizon për momentin aleaten më të madhe e më të afërt të PD dhe Lulzim Bashës: LSI-në.

E para, sepse demokratët e zhgënjyer dhe pragmatistët që kuptojnë se PD pas kësaj është gjithnjë e më larg rikthimit në pushtet, shohin tek LSI barkën më të afërt të shpëtimit.

E dyta, të djathtët, sado të pakënaqur mund të jenë me LSI e Monika Kryemadhit për shkak të katër viteve të aleancës së tyre me PS dhe Ramën, përsëri e kanë më të thjeshtë të trokasin në dyert e saj pragmatiste, sesa në portat e së majtës që për ta prej 27 vitesh ka qenë armiku politik.

E treta, kjo dhuratë e vyer, i ka ardhur LSI në një nga momentet e saj më të vështira politike. Ndaj me siguri që do bëjë gjithçka për të joshur sa më shumë nga të pakënaqurit me epokën e re të Lulzim Bashës dhe prurjeve të tij të reja pa kontribute dhe identitet.

Ndaj, kur e sheh kështu, e kupton pse ka kaq heshtje gëzimi në radhët e LSI për ato që po ndodhin kohët e fundit në PD. Kanë arësye për këtë. Lulzim Basha u ka ardhur në formën e biletës fituese të një llotarie, që LSI kurrë nuk e kishte menduar se do ti binte në dorë, pas humbjes së 25 qershorit të kaluar. E kur të vjen e mira, ske çi bën. Hapi derën. Siç po përgatitet të bëjë edhe LSI tani, me të ikurit nga PD-ja historike e Sali Berishës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vjollca SHET "TOP-Channel" te "Kastrati"?! Reagon kompania: Nuk e kemi blerë ne...
Previous article Real 1 zhvishet në mes të emisionit dhe ironizon keq Gjikon (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT