• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4500 punonjës të burgjeve në sitën e Vettingut, 200 të prekur deri tani
Home
Sociale

4500 punonjës të burgjeve në sitën e Vettingut, 200 të prekur deri tani

21 April, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

E gjithë trupa policore e burgjeve dhe stafi civil që është i angazhuar në Institucionet e vuajtjes së dënimit penal do të kalojnë në sitën e Vetting-ut.

Edis Ibrahjimi, Këshilltar në Ministrin e Drejtësisë, ekspert i çështjes së burgjeve dhe shërbimit të provës gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se procesi ka nisur dhe është mjaft dinamik.

Sipas tij, qëllimi është pastrimi i trupës së angazhuar në IEPV nga element të cilët kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën.

“Ky proces do të prekë të gjithë punonjësit e burgjeve. Aktualisht janë 4 500 persona, një pjesë punonjës të policisë së burgjeve dhe një pjesë tjetër stafi civil që është i angazhuar në këtë shërbim. Të gjithë do të kalojnë në sitën e Vetting-ut”, tha Ibrahimi.

4500 punonjës të burgjeve në sitën e Vettingut, 200 të prekur deri tani

4500 punonjës të burgjeve në sitën e Vettingut, 200 të prekur deri tanihttps://ata.gov.al/2018/04/21/4500-punonjes-te-burgjeve-ne-siten-e-vettingut-200-te-prekur-deri-tani/Edis Ibrahjimi, Këshilltar në Ministrin e Drejtësisë, ekspert i çështjes së burgjeve dhe shërbimit të provës gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se procesi ka nisur dhe është mjaft dinamik. Sipas tij, qëllimi është pastrimi i trupës së angazhuar në IEPV nga element të cilët kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Samstag, 21. April 2018

Sipas tij, në fazën e parë të verifikimeve u prekën gati 200 persona.

“Verifikimi është bazuar në ligjin për policinë e burgjeve, dhe bazohet tek pastërtia penale e punonjësve të policisë së burgjeve. Në këtë kontekst, kanë rezultuar 130 punonjës të këtij shërbimi me precedent penal, apo rekorde kriminale. Pra, që në të shkuarën, në kurriz të tyre kishte një vendim gjykate për një shkelje ligjore të caktuara. Këta persona janë duke u larguar nga ky sistem. Shtylla e dytë e verifikimit, sqaroi Ibrahimi, është ajo që lidhet me arsimin e punonjësve të burgjeve. Në këtë kontekst duhet pranuar se janë 70 persona të cilët kanë rezultuar të punësuar në IEPV duke mos plotësuar kushtin e arsimit”, tha ai.

Pra, 70 persona kanë rezultuar me një arsim që nuk përputhej me vendin e punës.

“Me këtë grupim po punohet që këta punonjës të transferohen tek vendi i punës që i takon sipas arsimit, ose edhe një pjesë e këtij grupi mund të largohet nga sistemi. Proçesi i Vetting-ut në burgje po ecën me ritëm shumë të shpejtë, por nuk ka një datë përfundimtare, pasi në sitë duhet të kalojnë 4 500 punonjësit e burgjeve”, tha Ibrahimi gjatë intervistës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. /a.g/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet Almeda Abazi: Rashë në dashuri me Tolgën kur pashë këtë gjë të tij
Previous article Marolino Hoxha e Bruno Kola fitojnë etapën e dytë të kupës “Agim Tafili”

k.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT