• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Cool Germany! Si media i jep një shtysë të re debatit gjerman për atdheun dhe… (FOTO)
Home
Europë

Cool Germany! Si media i jep një shtysë të re debatit gjerman për atdheun dhe… (FOTO)

21 April, 2018 k.autor Europë, Nderkombetare

Cool Germany! Titulli kryesor i revistës britanike “Economist” i jep një shtysë të re debatit gjerman për atdheun dhe identitetin. Shtypi i huaj e prezanton Gjermaninë si vend tërheqës.

Burri i vogël që shfaqet në dritën e semaforit që nga koha e Gjermanisë lindore në ngjyrë jeshile. Ai marshon në të ardhmen me një flamur gjerman gati të padukshëm. Porta e Brandenburgut në Berlin shërbejnë si vijat e bardha të rrugës. Nga ana tjetër ndodhet një vend i ri: “Cool Germany”.

“Cool Germany”, titullohet numri i fundit i revistës “Economist”. Revista britanike që vështron Gjermaninë nga lart, sjell një ton të ri në debatin gjerman për atdheun dhe identitetin.

Autori i revistët Economist-Autor Jeremy Cliffe përshkruan krejt pa “frikë nga gjermanët”, fillimin e një epoke të re. Ai është i bindur se Gjermania po e zbulon veten nga e para. Vendi po bëhet më i hapur, më jozyrtar, më hipp. Por edhe më i ndarë dhe më i polarizuar. Sipas mendimit të këtij britaniku: më normal.

Poçja Germany

Dikur homogjene shoqëria gjermane është kthyer në poçe për të shkrirë amalgamën. Kërkimi për identitetin e ri, një identitet midis mitit amerikan të migracionit dhe frikës gjermane për mbytjen nga të huajt, do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por të ardhmen e gjithë Evropës.

Shifrat dëshmojnë për kthimin e Gjermanisë në një vend migracioni. Sipas të dhënave të Institutit federal të Statistikës, në vitin 2016 gati një në katër bebet e lindura në Gjermani ishte nga nënë e huaj. Në çdo pesë banorë një ishte me të ashtuquajturin sfond migracioni, pra dikush që një pjesë të prindërve nuk e ka me nënshtetësi gjermane.

Atdheu i ri, atdheu i huaj

Edhe revista gjermane”Der Spiegel” ia ka kushtuar numrin e fundit debatit për atdheun dhe identitetin. Nën titullin “Atdheu i ri” revista e përshkruan Gjermaninë si vend me ndryshime shoqërore, ku gjermanja e vjetër dhe gjermanja e re si dhe refugjatët ndihen herë pas here si të huaj.

Të dy mediat janë të një mendjeje sa i përket faktit, që ekziston në lloj sikleti për ardhjen e qindra mijëra refugjatëve dhe problemeve të shumëllojshme të integrimit. Por ndërkohë që “Der Spiegel” vëren se pjesa më e madhe e vendit “vuan nga stresi i identitetit” dhe përshkruan se “gjermanët pa rrënjë të huaja kanë frikë se imigrantët mund t’u marrin atdheun e tyre”, analiza e revistës “Economist” është më optimiste.

Deutschland Patronatstag der bayerischen Gebirgsschützen (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)
“Kriza e refugjatëve ka hapur horizontin Gjermanisë,” thotë revista. Përveç kësaj është duke u krijuar një “identitet i ri shoqëror, përkatësia kombëtare e cila nuk përcaktohet vetëm nga etnia, por edhe nga nënshtetësia”.

Nga “i sëmuri” në “motor të Evropës”

Lëvdata nga pala britanike nuk shihet mirë nga të gjithë. “Revista Economist shkruan për Gjermaninë nga perspektiva e Brexit-it”, komenton gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung. “Në Gjermani digjen para Portave të Bandenburgut flamuj me yllin e Davidit! Cool Germany? Sikur të ishte ashtu!”

Cool Germany? Perceptimi ndërkombëtar i Gjermanisë ka pasur lëkundje vitet e fundit. Në vitet 1990 vendi shihej si “i sëmuri i Evropës”. Më 2010 u kthye në “Motor të Evropës” dhe më 2013 u reduktua në një komb, i cili “nuk i shfrytëzon mundësitë”.

Edhe Britania e Madhe është parë dikur nga mediat si “cool”, pikërisht kur kryeministri Tony Blair qeveriste vendin me “New Labour” (1997 deri 2007). Por ndjenja e coolness-it duket se ka ikur nga Britania e Madhe në kohën e brexit-it.

Fundi i erës së Merkelit

Në Augsburg të Bavarisë integrimi funksionon si vaj për shkak të ofertave të shumta të punës. “Puna i rrafshon të gjitha”, citon “Spiegel” të thotë studiuesi i integracionit Jens Schneider, i cili merret me shancet për karrierë në qytete të familjeve imigrante. “Socializimi nëpërmjet punës ka funksionuar që në kohën e Gastarbeiter-ve, dhe funksionon edhe sot.”

Tek revista “Economist” drita e semaforit është jeshile për Gjermaninë duke pasur parasysh këto suksese. “Do ishte gabim të nënvleftësohej Gjermania,” komenton revista. Që me ribashkimin, Gjermania e absorboi lindjen komuniste, kapërceu krizën ekonomike të viteve 2000 dhe pranoi një milionë imigrantë.” Për gazetarin britanik është e qartë: Gjermania po rigjen vetveten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUNDESLIGA/ Dortmund shkatërron Leverkusenin, konsolidohet në Champions
Previous article LIGUE 1/ Bordeaux-PSG, parisienët s’dinë të humbasin në transfertë

k.autor

Postime të ngjashme

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka Botë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT