• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THELLOHET SKANDALI “GULF”/ 313 mijë Euro detyrime edhe në Drejtorinë e Tatimeve. Nuk kanë paguar ASGJË nga… (VIDEO)
Home
Sociale

THELLOHET SKANDALI “GULF”/ 313 mijë Euro detyrime edhe në Drejtorinë e Tatimeve. Nuk kanë paguar ASGJË nga… (VIDEO)

21 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtoria e Tatimeve ka lëshuar një urdhër ku kërkon mos tjetërsimin e pronave të shoqërisë Sun Petrolium Albania, e cila ka tregtuar në pikat e karburanteve naftë nën logon “Gulf”. Shoqëria rezulton debitore në shumën e 313 mijë Euro ndaj administratës tatimore për taksën e TVSH-së në masën e 190 mijë eurove, ndërsa po ashtu nuk ka paguar detyrime të tatimit në burim dhe kontributeve shoqërore.

Për këto arsye Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka vendosur edhe penalitete e ka dërguar shkresë për shlyerjen e debisë, por sërish firma nuk ka paguar asgjë.

Tatimet kërkojnë të mos lejohet tjetërsimi i pasurive të firmës Sun Petrolium, deri në vjeljen e detyrimeve të saj.

Por mashtrimi i firmës “Gulf” nuk ka ndodhur vetëm ndaj autoriteteve fiskale. Qindra qytetarë kanë blerë javët e fundit tollona naftë me çmime të lira, por sot kanë në dorë vetëm letra pa vlerë. Në mënyrë të mistershme kompania ka mbyllur të gjitha pikat e saj. Zyra qendrore në Laprakë është bllokuar nga policia për shkak të dhjetëra kallëzimeve nga qytetarë e biznese të mashtruar me tollona që sot nuk kanë asnjë vlerë.

Disa pika të saj në kryeqytet sot janë shitur te një tjetër firmë që tregton karburant.

Sipas burimeve nga policia, deri tani vlera e kallëzimeve të bëra arrin shumën e 80 mijë eurove, ndërsa dyshohet që kompania të ketë tregtuar tollona në masën e 1 milionë litrave. Administratori i karburanteve “Gulf” ka njoftuar dorëheqjen në bordin e aksionerëve që prej datës 9 Prill të këtij viti, por edhe përgjatë kësaj periudhe firma ka vijuar të shesë tollona.

Pronarët e vërtetë të kompanisë me firmën Universal Energy Group janë të panjohur, pasi shoqëria rezulton e regjistruar në ishujt Virxhin të njohura si parajsa fiskale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eranda Libohova rrëfen momentin kur Aurela Gaçe i rrëmbeu çmimin: Është momenti më i lezetshëm dhe më... (VIDEO)
Previous article Këto janë 10 orët më të shtrenjta në botë! Njihuni me çmimet e tyre marramendëse (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë Aktualitet

"SHTRIHU NË TOKË"/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Korçë

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Një lagje mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT