Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët, Kushi e Kamani inspektuan në befasi uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan, të cilat shkaktojnë ndotje të mjedisit.
Balla i ka kërkuar ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndosin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoriatit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën.
Sipas Ballës nuk mund të tolerohet një vit afat për të vënë në punë pluhurkapset.
“Prej kohësh i kam kërkuar Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan marrjen e masave për ndotjen që shkaktojnë këto uzina.
Çdo gjë e ka një kufi ndaj dhe publikisht i kërkova Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndosin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoriatit të Mjedisit i cili nuk bën detyrën.
Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna.
Në këtë drejtim ne do të jemi armiqtë tuaj kryesorë, nëse nuk respektoni mjedisin, dhe si deputetë të Elbasanit do të jemi mbështetësit tuaj më të mëdhënj, nëse respektoni rregullat.