• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ 8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje… (VIDEO)
Home
Sociale

E TRISHTË/ 8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje… (VIDEO)

20 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

​Bajrami 7 vjeç dhe Erjola 8, janë dy fëmijë mjaft të zgjuar, që jetojnë në kushte të tejskajshme të mjerimit.

“Jetoj me babin, me vëllain, dhe me nusen e xhaxhait të babit,  mami jeton në Kosovë, na ka lënë” thotë Erjola për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24.

Pjesa më e bukur e ditës së saj është shkolla dhe detyrat që bën pas mësimit. Kur e pyet se çfarë bën babai i saj për të, ajo nuk i përmban lotët. “Na blen gjëra babi,” thotë e përlotur.I ati, Agimi është pika e dobët e Erjolës. “Babi na ka rritur, na ka ushqyer”. Agimi nuk ka mundësi t‘ua plotësojë kushtet dy fëmijëve të tij të mitur, as bukën e përditshme.

“Kam pasur probleme me nusen, ajo mi mori fëmijët u largua. Pas dy muajsh arrita t’i marr fëmijët e mi. IshA në një gjendje depresioni. Kam rreth 2 vjet që i mbaj unë fëmijët, vetëm i ushqej se mundësi tjetër nuk kam. Nuk kam mundësi të tjera, të kemi drita, të kënë rroba. Kërkojnë rroba dhe lodra se shikojnë të tjerët, unë nuk e përballoj dot,” thotë Agimi.

Më tej shton se nuk ka pasur mundësi t’u blejë fëmijëve librat e shkollës. “Fëmijët më kërkonin librat, lekët i gjeta diku. Librat i bleva pas 4 ditësh, fëmijët u trembën se gjithë nxënësit i kishin librat, vetëm fëmijët e mi shkonin në shkollë pa libra” shprehet i dëshpëruar Agimi. “Blej ushqime me listë, i shlyej në fund të muajit”

Edhe pse fare të vegjël ato nuk i kërkojnë  asnjeherë babait me tepër se çmund të përballoji ai.  “Janë të zgjuar vetë fëmijët nuk kërkojnë gjëra tepër që janë jashtë mundësive” thotë Agimi. “Çokollatat nuk i hamë shumë ngaqë na dhemb barku, vetëm në ditëlindje na ka thënë babi më kërkoni, edhe unë atëhërë i kërkoj babit që të na i festojë”.

Erjola ka edhe probleme me shëndetin. “Ka probleme në bark, nuk kam pasur mundësi ta operoj,” thotë i ati. Në këtë panoramë mjerimi, iu është gjendur Hajrija,nusja e xhajes së Agimit, edhe pse  60 vjeçe ajo përpiqet çdo ditë t’ua lehtësojë sadopak vuajtjet dhe mundimet.

“Kam rrit 7 jetimë për vete. Ushqimi është gjithmonë i pakët, në darkë fëmijët kërkojnë të ëmën e tyre. Rri hallë këtu të strukemi tek gjiri yt më thonë. Unë qaj, më keq është se na mungon edhe buka e gojës, kur të kërkon fëmija bukë çfarë ti japësh?” thotë gruaja që është bërë si nënë e dytë për Erjolën dhe Bajramin e vogël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARALLAMB KOTA/ A duhet të paguajmë tatime e taksa?
Previous article ZYRTARE/ Skuadra e njohur e La Ligas shkarkon trajnerin

F.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut Aktualitet

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT