• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI 400 KG DROGË/ Si u filmua POLICI i shpallur në kërkim, në parkingun e… (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

MBI 400 KG DROGË/ Si u filmua POLICI i shpallur në kërkim, në parkingun e… (DETAJET E REJA)

21 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja mësohen lidhur me sekuestrimin e një sasi prej më shumë se 400 kg marijuhanë një ditë më parë në Thumanë të Krujës.

Burime pranë grupit hetimor thanë  se ka filmime të automjeteve ku u gjet narkotike. Mjetet shfaqen në parkingun e një biznesi të njohur në zonë. Në pamje, dallohet edhe efektivi i policisë me iniciale S.O., me shërbim në Tiranë. Policia njoftoi se ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë, pozicioni i të cilit në raport me ngjarjen, pritet të sqarohet nga hetimet e mëtejshme. Droga e sekuestruar dyshohet se i përket një grupi të fuqishëm kriminal.

Aksionet për sekuestrimin e drogës një ditë më parë dhe arrestimin e ish-doganierit të pikës kufitare të Kakavijës Benard Hamzai, 40 vjeç nga Gjirokastra, janë bërë pa prezencën e një prokurori.

Zyrtarisht Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit, njoftoi se: “Të enjte, në fshatin Thumanë, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi S.O. është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë”.

Policia e Durrësit, ndaj efektivit në kërkim S.O. ka ngritur akuzën “Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENT/ Skema piramidale e GULF dhe kompanive të saj offshore, një skandal që nis që në 2013
Previous article SURPRIZA për jurinë e “Dancing With The Stars” përlot Ema Andrean, i sjellin në skenë njeriun më të dashur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT