Të gjithë ata të rinj që kanë ide të reja biznesi, si dhe të gjithë ata veprojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit mund të përfitojnë një subvencion deri në 70% të vlerës së investimit nga shteti shqiptar.
Kjo bëhet e mundur nga miratimi i buxhetit për dy fonde të reja të fokusuara ekskluzivisht tek të rinjtë.
Njëri prej tyre është fondi i “start-up”, nga i cili mund të përfitojnë të gjithë bizneset e reja në vend.
Fondi ka për qëllim mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre vetëm në sektorët e mëposhtëm:
• Sektorët prodhues dhe të shërbimit;
• Sektorin e industrisë së lehtë;
• Sektorin e turizmit;
• Fushën e kërkimit dhe të zhvillimit;
• Procesin e agropërpunimit;
• Fushën e disenjimit, modelimit dhe artizanatit.
Ndërkohë, një fond i dytë do të mbështesë kompanitë e teknologjisë së informacionit, njohur gjerësisht si kompani informatike.
Ky vendim vjen pas lehtësimit që iu bë këtij sektori në paketën e fundit fiskale me TVSH e ulur në 5%.
Vlera totale e të dy këto fondeve shkon në rreth 1 milionë dollarë.