• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeministri Haradinaj: Para pushimeve verore do të konfirmohet liberalizmi i vizave
Home
Rajon

Kryeministri Haradinaj: Para pushimeve verore do të konfirmohet liberalizmi i vizave

20 April, 2018 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Kosovës, do të propozohet planin veprues për t’i adresuar sfidat e dala nga raporti i progresit.

Haradinaj këto komente i ka bërë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku ka theksuar se institucionet e vendit do të përballen me sfidat që ky raport i dedikon Kosovës.

“Ftesa për një seancë të shpejtë për raportin e Progresit, është gabim prej anës suaj, për shkak se një raport i tillë kërkon një analizë me serioze. Unë sot nuk po hy të flas për arritjet (progresin), sepse kemi pas rast t’i dëgjojmë. Por, po flas për sfidat që do të përballemi ne nga ky raport. Përfshihemi të gjithë dy qeveritë, që kanë punuar këto dy vjet, pozitë- opozitë“, tha ai.

Haradinaj ka theksuar se qeveria ka nxjerrë dy dokumente nga raporti i Komisionit të Evropës (KE) për Kosovën, njëra është përmbledhje e raportit dhe tjetra analizë mbi sfidat e Kosovës.

“Qeveria ka nxjerr dy dokumente: përmbledhje për raportin dhe analizë ku i kemi nxjerr sfidat. Në disa raste ka progres më shumë e në disa raste ka sfida më shumë. Nuk i ikim parlamentit. Nuk jemi në shtëpi sikurse është thënë. Seanca është kërkuar nga dje për sot, e qeveria ka megjithatë obligime që i merr. Shembull, unë tani vij nga një takim të një delegacionit të NATO-s për ushtrinë tonë. Janë tema të dakorduara muaj përpara”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu theksoi se liberalizmi i vizave do të ndodhë.
“Liberalizimi i vizave është vendos ajo temë. Nuk është përfshirë në raport, se vet karakteri i raportit ka dedikim të caktuar. Është një arritje e madhe, fakti se i është rekomanduar hapja e negociatave dy fqinjëve tanë, sidomos për Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Jam i bindur që ajo që na intereson ne shumë dhe që është liberalizimi do të ndodh. Unë mendoj që para pushimit të verës do të na konfirmohet”, ka potencuar ai.

Kryeministri Haradinaj tha se progresi i arritur i ka ndjeshmëritë e veta, mirëpo Kosova nuk ka dilema në përcaktimin e vet.

“Sfidat që i ka vendi jonë, disa janë rajonale, disa janë me Serbinë, etj. Disa raste lavdërohem që është progres, por nuk na pëlqen as progresin që kemi arrit se i ka ndjeshmëritë e veta, mirëpo Kosova nuk ka dilema në përcaktimin e vet evropian dhe euro-atlantik dhe do ta vazhdojmë këtë rrugë”, tha ndër të tjera ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juraj Venglos: Gerrard është një "pikë referimi" për Hamsik
Previous article GRABITJA/ Pamjet e autorëve pasi vodhën argjendarinë. Vrapojnë të dy duke mbuluar... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT