• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sulmi antisemit në Berlin/ Dorëzohet vet në polici ….
Home
Nderkombetare

Sulmi antisemit në Berlin/ Dorëzohet vet në polici ….

20 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Dy ditë pas sulmit antisemit ndaj një izraeliti të ri dhe shoqëruesit të tij në Berlin, i dyshuari si doras i është dorëzuar policisë. Në mesditën e së enjtes, 19 vjeçari u paraqit në Zyrën e Policisë Kriminale të Landit i shoqëruar nga një avokate, bëri të ditur një zëdhënës i policisë. Bëhet e ditur se i dyshuari si doras është një refugjat nga Siria. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, atë e hetuan midis të tjerash në bazë të të dhënave të dëshmitarëve. Se prej sa kohësh ndodhet në Gjermani dhe ku jeton ai, këtë policia për momentin nuk e ka  bërë të ditur. Prokuroria e Berlinit kërkoi që të enjten që ai të paraqitet para gjykatësit, për t’i shqiptuar arrestin.

Izraeliti 21 vjeçar dhe shoku i tij po ecnin të martën pasdite në lagjen e Berlinit, Prenzlauer Berg duke mbajtur në kokë kapelen tradicionale të hebrenjve, kipan. Ata i sulmoi një grup meshkujsh që flisnin arabisht dhe i shau me sharje antisemite. Njëri nga të rinjtë e goditi 21 vjeçarin me rripin e pantallonave dhe u përpoq ta godiste edhe me shishe. Sulmuesi dhe dy shoqërues të tij morën arratinë. 21 vjeçari e filmoi sulmin dhe e nxorri videon në internet.

Në intervistë me DW, i riu me emrin Adam (mbiemrin ai nuk donte ta thoshte), tha se nuk është hebre dhe se është rritur në një familje arabe në Izrael. Ai e pati vënë në kokë kipan, pasi shokët i patën thënë se është e rrezikshme ta mbash atë hapur në rrugët e Gjermanisë. Me veprimin e tij ai kishte dashur të tregonte se nuk është e rrezikshme. “Ishte një përvojë e mbajtjes së kipas”, i tha ai DW.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski tregon se kur mund të arresohet
Previous article Ndryshim i masës së sigurisë/ Gjyqi për 11 protestuesit e Rrugës së Kombit sot në Shkodër

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT