• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump, ekstremisht i shqetësuar: A do të gjunjëzohet avokati Cohen?
Home
Nderkombetare

Trump, ekstremisht i shqetësuar: A do të gjunjëzohet avokati Cohen?

19 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Trump dhe këshilltarët e tij të jashtëm duket se po shqetësohen ndjeshëm nga frika se mos, avokati personal i shefit të Shtëpisë së Bardhë mund të dorëzohet përballë presionit apo akuzave të rënda që mund të ngrihen ndaj tij, e të bashkëpunojë me prokurorët federalë.

Dy burime të afërta me presidentin thanë se, rrethi i ngushtë i Trumpit ka qenë tejet aktiv ditët e fundit në diskutimet mbi mundësinë që Michael Cohen, prej kohësh i konsideruar si aleati personal më besnik i Trumpit, mund të gjunjëzohet nëse përballet me akuza serioze si pasojë e punës që ka kryer në emër të Trumpit.

“Me se mund ta kërcënojnë atë? Me burgim të përjetshëm”, thotë Alan Dershoëitz, një avokat liberal dhe mbrojtës i hershëm i Trumpit, i cili është takuar me presidentin dhe stafin e tij për dy ditë në Shtëpinë e Bardhë, gjatë javës së kaluar. “Ata do të përpiqen ta kërcënojnë me burgim afatgjatë, në përpjekje për ta kthyer atë në një ‘kanarinë’ që (cicëron) këndon”.

Agjentë të FBI-së, të mbikëqyrur nga prokurorë federalë në Nju Jork, bastisën javën e kaluar zyrën dhe apartamentin e Cohen, sikurse edhe një dhomë hoteli që po përdorej prej tij. Avokati i Trumpit është një figurë e rëndësishme e hetimit që po vijon mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, që është nisur nga prokurori special Robert Mueller në Uashington.

Megjithatë, avokatë qeveritarë me seli në Manhattan kanë thënë në gjykatë se, ai është përfshirë edhe në një hetim të veçuar mbi marrëveshjet e tij të biznesit.

Cohen, i cili tani për tani nuk është akuzuar publikisht për ndonjë shkelje penale, zotëron licencat e taksive në New York City. Ai është përfshirë thellësisht edhe në pagesën e 130 mijë dollarëve ndaj aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, e cila ka akuzuar Trumpin se është përpjekur të fshehë marrëdhënien që kanë pasur – sipas saj, – në vitin 2006.

Në një intervistë për CNN-in të javës së kaluar, Cohen e quajti bastisjen si “shqetësuese, për të mos thënë më shumë”, por tha gjithashtu se agjentët federalë ishin sjellë “në mënyrë krejtësisht profesionale, të sjellshme dhe të respektueshme”. Një largim dramatik ky nga stili i tij i zakonshëm luftarak.

Këto komente habitën disa prej njerëzve të rrethit të ngushtë të Trumpit, që vunë re sesi një nga “qentë më agresivë sulmues” të presidentit u kthye papritur në një person tejet të heshtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miriami flet për "The Voice": Falë fëmijëve ripërjetova një fëmijëri të dytë...
Previous article Orinda Huta i kthehet muzikës? Flet vetë këngëtarja: Do punoj për diçka të...

F.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT