Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar rritje për të dytën ditë radhazi në tregun e këmbimit valutor vendas. Ndërsa dollari amerikan, pas rritjes së një ditë më parë, ka pësuar një rënie të lehtë këtë të enjte.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.42 lekë, 0.04 pikë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.01 pikë në krahasim me të mërkurën, duke u këmbyer me 104.65 lekë.
Rënie kanë pësuar edhe Poundi Britanik si dhe Franga Zvicerane.
Ekspertët parashikojnë një rritje të lehtë euros deri në fund të këtij muaji, megjithatë sipas tyre, valutat do të vijojnë ta jenë relativisht të dobëta gjatë kësaj periudhe.



