• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Mogherini në Parlamentin e Maqedonisë: Festoni një gjysëm dite, pastaj përvishjuni punës
Home
Rajon

NEGOCIATAT/ Mogherini në Parlamentin e Maqedonisë: Festoni një gjysëm dite, pastaj përvishjuni punës

19 April, 2018 F.autor Rajon

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian dhe zëvendës-presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Shkup, mbajti një fjalim para deputetëve të parlamentit. Ajo theksoi arritjet e Maqedonisë në muajt e kaluar, ndërsa tha se në radhë janë sfidat e reja për thellimin dhe zbatimin e reformave.

“U kthyet në rrugën e duhur, aty ku duhet të jeni; Me një rekomandim të qartë, të pastër, pozitiv dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”,tha zyrtarja e lartë evropiane.

Ajo tha se kur i bie ndër mend situata para një viti në këtë parlament, dhe si është sot, janë bërë shumë përparime;

“E kaluat krizën më të keqe politike dhe institucionale me të cilën jeni përballur ndonjëherë dhe tash jeni kthyer plotësisht në rrugën e duhur”, u shpreh ajo, duke e quajtur një arritje me të cilën Maqedonia duhet të krenohet.

Ajo e quajti raportin pozitiv dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për nisjen e bisedimeve, një arritje jo vetëm për qeverinë por dhe për të gjitha institucionet e Maqedonisë, parlamentit, pushtetit lokal, shoqërisë civile, e sidomos të qytetarëve të këtij vendi.

Zonja Mogherini përkujtoi qeverinë se e ka për detyrë t’i lërë hapësirë opozitës për pjesëmarrje në krijimin e politikave, ndërsa opozitës se ka përgjegjësi që të përfshihet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive.

“Së bashku në mënyrë kolektive në institucionet demokratike keni përgjegjësi t’i identifikoni interesat kombëtarë dhe përparësitë për të gjithë qytetarët”, tha ajo, duke nënvizuar edhe nevojën për bashkëpunim dhe arritje të rezultateve.

“Atë që keni bërë, është mbresëlënëse, për reformat në veçanti, kjo është shenja më e fuqishme e pjekurisë”, theksoi zonja Mogherini duke përshëndetur kthimin e opozitës maqedonase në punimet e parlamentit.

Autoritetet qeveritare në Shkup nuk e kanë fshehur kënaqësinë pas rekomandimit të Komisionit Evropian, ndërsa zonja Mogherini i porositi: “festoni një gjysëm dite, pastaj përvishjuni punës!”/voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adelina Tahiri nuk i reziston më tundimit! Publikon për herë të parë foto të bashkëshortit
Previous article Ofertë 500 mijë € për Kamer Qakën, Panuçi jep këshilla

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT