• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARE PO NDODH?/ Pas këshilltarëve të bashkive, nis ikja e deputetëve. Robert Bitri braktis LSI. Drejt bashkimit me PS
Home
Shqipëri

ÇFARE PO NDODH?/ Pas këshilltarëve të bashkive, nis ikja e deputetëve. Robert Bitri braktis LSI. Drejt bashkimit me PS

19 April, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Robert Bitri, deputeti i LSI, deri dje Kryetar i kësaj partie për qarkun e rëndësishëm të Fierit, pothuajse është larguar nga Grupi Parlamentar i partisë së tij. Mësohet se Bitri ka dorëzuar edhe tekstin e dorëheqjes si anëtar i Grupit Parlamentar të LSI. Lajmi është “konfirmuar” edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili. I pyetur nga mediat për mundësinë e largimit të njërit prej deputetëve të grupit të tij, ai tha:

“Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë njeri që nuk ka më motive të militojë në një forcë politike me një ritëm të tillë si është LSI, ata që kanë ritme të tilla dhe janë pre e meskiniteteve të vogla janë një lajm i mirë të mos jenë në një forcë që ka tjetër standard politik”.

Ka qenë vetë deputeti Robert Bitri ai që në një farë mënyre “deknospiroi” lajmin që kishte ditë që qarkullonte në koridoret e LSI. Ai ka qëndruar në sallën e Kuvendit për të votuar dhe ligjet në seancën e sotme plenare të Kuvendit, edhe pasi pjesa tjetër e opozitës u largua.

LSI kishte marë vendim politik grupi për daljen nga salla në shenjë proteste për pjesëmarrjen e Saimir Tahirit. Por kjo nuk ishte hera e parë që Bitri vepron ndryshe nga vendimet politike të LSI.

“Mosbindja civile” dhe mosbindja e Bitrit 

“Mosbindja civile është një revolucion, unë s’jam për këtë, por protestën e mbështes”. Kështu deklaroi deputeti i LSI për Fierin, Robert Bitri ditën që opozita shpalli aksionin e saj të ri opozitar në vijim të protestës së kuksianëve më 31 mars në Kalimash kundër pagesë së makinave në Rrugën e Kombit.

Ishte e para deklaratë që shkonte përkundër opozitës së bashkuar. PD-LSI kishin bërë thirrje sëbashku për mosbindje, për mospagimin e taksave. Bitri ka qenë si çdo ditë në mbledhjet e komisioneve parlamentare ndryshe nga deputetet e PD që janë duke protestuar përpara Drejtorisë së Policisë për të liruar protesutesit e Kukësit.

Bitri tha se nuk ka asnjë vendim nga grupi i LSI, për të bojkotuar komisionet Ai tha se do ta mbështesë protestën për lirimin e kukësianëve, por është kundër mosbindjes civile që u artikuluan nga kryetarja e tij, Monika Kryemadhi dhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Nga radhët e LSI, nuk ka qenë vetem Bitri por edhe Edmond Haxhinasto që vijoi punën normalisht në Kryesinë e Kuvendit.

Largimi nga drejtimi i LSI të Fierit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri ka dhënë dorëheqjen pak orë më parë edhe si Kryetar i LSI Fier.

Bitri ka depozituar dorëheqjen edhe nga Grupi i LSI, ndërkohë që ka qëndruar në sallën e Kuvendit, në një kohë kur deputetët e opozitës braktisën të gjithë seancën.

 

Këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS
Pak ditë më parë nga grupi i këshilltarëve të LSI në bashkinë Lezhë u larguan për tu bashkuar me PS, Ferdinad Ndoj, Hasan Muça dhe Agim Doda.

Para Lezhës, nga LSI janë larguar këshilltarë thuajse në të gjitha bashkitë e vendit duke filluar nga Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Shkodra, Kukësi, Elbasani, etj.

Pak javë më parë e ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kur u pyet për largimet u përgjigj se ‘Listat e këshilltarëve i bënë deputetët. Metë ishte kryetar Parlamenti, po merrej me reformën në drejtësi, kështu që listat janë si lista të bëra pa vëmendje, që ky është një nga gabimet më të mëdha”.

Deputeti Robert Bitri mësohet nga burime të sigurta se është drejt rrugës së bashkimit me Grupin Parlamentar të PS, i cili pas kësaj do të numërojë 75 deputetë. Ndërsa bashkë me Bitrin, lista e deputetëve të PS në Fier arrin numrin 11.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ylli i Milanit mungon ndeshjen e ardhshme
Previous article Puthja mes Guardiolës dhe Mourinhos bëhet “virale” në Barcelonë (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT