• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI/ Shtërngim duarsh Tramp – Putin në Vietnam
Home
Nderkombetare

SAMITI/ Shtërngim duarsh Tramp – Putin në Vietnam

11 November, 2017 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump është përshëndetur miqësisht me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Dy liderët kanë biseduar për pak çaste gjatë fotos familjare në samitin për bashkëpunimin ekonomik Azi-Paqësor të zhvilluar në Vietnam. Megjithatë, mes tyre nuk ka pasur takim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë përshëndetur dhe kanë shtrënguar duart në samitin për bashkëpunimin ekonomik Azi-Paqësor të zhvilluar në Vietnam. Dy liderët në ato momente kanë shkëmbyer dhe disa fjalë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë e shtypit rus. Zëdhënësi i Kremlinit ka sqaruar se mes dy krerëve të shtetit nuk ka pasur takime zyrtare. Gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar këtë version.

Përshëndetja mes Trump dhe Putin ka ndodhur gjatë zhvillimit të fotografisë zyrtare. Në atë kohë dy liderët ishin të veshur me kostume tradicionale të Vietnamit. Pasi shkëmbyen disa komente, Trump u ngrit dhe i vendosi dorën në shpatull presidentit rus, ndërsa gjithë të tjerë filluan të shpërndaheshin.

Më herët gjatë fjalës së tij në samit, presidenti amerikan sulmoi Korenë e Veriut dhe ambiciet e saj bërthamore.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se askush nuk duhet të mbetet peng i fantazive të një diktatori të dhunshëm.

Dhe për çdo hap përpara që bën regjimi koreanoverior drejt armëve, rreziku për pjesën tjetër të botës bëhet dhe më i madh.

Trump u bëri apel vendeve të civilizuara që të bashkëveprojnë për të izoluar terroristët dhe ekstremistët.

Por samiti në Vietnam ishte dhe një mundësi për tu përballur me temën e tregtisë. Trump theksoi se nuk mund të tolerohet më që të ketë pengesa tregtare dhe praktika dëmtuese.

Duke premtuar se do të vendoste gjithnjë në plan të parë Amerikën, kreu i Shtëpisë së Bardhë premtoi se nuk do të lejojë askënd që të përfitojë avantazhe tregtare.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUEYDA EL SAIED/ "Mami do më vrasë" për divorcin. Si e vuajta tradhëtinë...
Previous article PLAY OFF/ Italia mundet 0- 1 nga Suedia, rrezikon Botërorin Rusia 2018

Redaktor1

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT