Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e premte në sulm.
Ashtu si edhe ditën e djeshme kur u “kap” me një kronikë të Top Channel, kësaj here në rrjetin social kreu i qeverisë ka dhënë një “leksion” për të gjithë të interesuarit, duke bërë dallimin mes fakteve dhe trilleve, që sipas tij prodhohen nga “kazanët” mediatikë.
Një tjetër sulm i kryeministrit kundër medias e cila sipas tij thotë se taksat janë rritur, ndërsa është fakt se taksa e biznesit të vogël është sot zero. Por ashtu si dje, edhe sot Kryeministri lë hapësirë në vlerësimin e gjykimeve të tij, pasi taksat dhe taksa (njëjës) kanë një dallim. Fakti që përmend Rama ka të bëjë ekskluzivisht me biznesin e vogël, i cili do të flasë shumë shpejt kur mbi të, të nisë mbledhja e TVSH-së.



