U arrestua ne flagrancë nje ditë më pas taksisti nga Pogradeci pasi perplasi për vdekje me automjetin e tij një këmbësor të moshuar dhe u largua menjehere nga vendi i ngjarjes.
Një ditë më pas policia bëri të munduar arrstimin e 40 vjeçarit drejtues i automjetit tip “ i cili shoqerohej nga dy persona te tjerë një femër dhe mashkull.
Sipas njoftimit të policies “Si edhe u shpallën në kërkim shtetasi K.M, 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras”
Gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.





