Në këtë mënyrë, pritet që Gmail të shtojë opsionin e dërgimit të mesazheve të cilat fshihen automatikisht pas dërgesës.
Ky opsion do të quhet Confidential Mode dhe do jetë një lloj hapësire private ku është e mundur dërgimi i mesazheve speciale.
Mesazhet do të kenë një datë të caktuar të vendosur më përpara nga përdoruesi, pas së cilës nuk do të jetë më e mundur leximi i mesazheve.
Kjo risi do ta bëjë shërbimin akoma më interesant, por është ende herët për kandidimin e Gmail në zgjedhjet ideale për komunikimin e sigurtë.
Ka ende disa problematika në lidhje me këtë opsion të ri: fakti i funksionimit edhe jashtë grupit të përdoruesve të Gmail dhe kritografisë end to end për mesazhet që ende nuk dihet nëse është me të vërtetë kaq e sigurtë sa të pengojë çdokënd të ketë akses në përmbajtje.