Tomas Strakosha është larguar nga grumbullimi i Kombëtares, në Antalia, në prag të ndeshjes miqësore me Turqinë. Portieri ka shfaqur probleme në këmbë, dhe stafi i ka dhënë leje të rikthehet tek Lacio në Itali, për një trajtim më të specializuar të dëmtimit.
Strakosha pati probleme edhe në grumbullimin e fundit të kuqezinjve, për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë, dhe la në gjys grumbullimin e Kombëtares, pas një problemi në shpinë.



