Donald Trump ka konfirmuar se javën e kaluar, shefi i CIA’s është takuar me Kim Jong-unin në Korenë Veriore.
Pas raportimeve të mediave më të mëdha amerikane se shefi i CIA’së, Mike Pompeo, u takua gjatë festës së Pashkëve me diktatorin korean fshehtas, tashmë diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump.
“Mike Pompeo është takuar me Kim Jong Un në Korenë Veriore javën e kaluar. Takimi shkoi qetësisht dhe u vunë raportet e mira. Detajet e Samitit tashmë po publikohen. Denuklearizimi do të jetë një gjë e mrekullueshme për botën dhe gjithashtu për Korenë Veriore”, ka shkruar Trump në Twitter.
Deklarata e të parit të SHBA’së erdhi vetëm pasi mediat si Washtington Post e New York Times raportuan se drejtori i CIA-s kishte udhëtuar në Korenë e Veriut në një takim sekret me Kim Jong-unin për të përgatitur terrenin për bisedime direkte mes diktatorit korean dhe Trumpit /Express/


