• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Po largohet me “hapa të mëdhenj nga BE”/ Komisioni i BE-së e vlerëson sërish keq Turqinë
Home
Nderkombetare

Po largohet me “hapa të mëdhenj nga BE”/ Komisioni i BE-së e vlerëson sërish keq Turqinë

18 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Pengesa serioze lidhur me sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe drejtësinë – ky është thelbi i raportit të fundit të progresit për Turqinë. Anëtarësimi i Turqisë në BE duket më larg se kurrë.

Komisioni i BE-së vazhdon ta përjashtojë pranimin e Turqisë si anëtare të BE-së. Turqia ka ndërmarrë “hapa të mëdhenj larg Bashkimit Evropian”, thuhet në raportin për përparimin e Turqisë në lidhje me mbi gjendjen e negociatave të anëtarësimit. Disa media gjermane si Welt am Sonntag shkruajnë se sipas raportit ka “pengesa serioze” në fushat kyçe të sundimit të ligjit, të të drejtave themelore, të reformës së administratës publike dhe lirisë së shprehjes. “Në rrethanat e tanishme, hapja e kapitujve të rinj të negociatave nuk duhet marrë në konsideratë,” thuhet në raportin e Komisioni që do t’ë prezanohet zyrtarisht në Strasburg të martën (17.049:.

“Partner kyç i BE-së”, por …

Në fund të marsit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rishprehu dëshirën që vendi i tij të bashkohet me BE-në. Në raportin e përparimit, thuhet se Turqia konsiderohet si “partner kyç për BE-në” dhe konfirmohet si vend kandidat.

Por Komisioni kritikon mbi të gjitha masat e marra nga udhëheqja turke pas grushtit të dështuar të shtetit. Komisioni i bën thirrje qeverisë në Ankara të heqë gjendjen e jashtëzakonshme që është në fuqi pa ndërpreje prej gati dy vjetësh.

Vlerësim pozitiv për politikën e migrimit dhe ekonominë

Nga ana tjetër Komisioni vlerëson pozitivisht politikën e migracionit të Turqisë. Turqia po bën “përpjekje të jashtëzakonshme” për të mbajtur më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë të regjistruar, thotë Komisioni i BE-së. BE-ja mbetet e angazhuar për ta ndihmuar Turqinë në përmbushjen e këtyre sfidave. Komisioni gjithashtu konfirmoi propozimin e tij për zgjerimin dhe modernizimin e bashkimit doganor midis BE-së dhe Turqisë. Në këtë kontekst ekspertët vlerësojnë gjithashtu ekonominë turke, e cila përshkruhet si një ekonomi tregu shumë e avancuar dhe funksionale.

Turqia shprehu ndërkohë dëshirën që për të liberalizuar sistemin e vizave me BE-në është e gatshme të ndryshojë disa ligje të tjera. Por për liberalizimin e vizave Turqia duhet të përmbushë 72 kritere. Pika më e diskutueshme janë deri tani ligjet kundër terroristëve, të cilat sipas Brukselit keqpërdoren edhe për përndjekjen e gazetarëve apo opozitarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xherdan Shaqiri kërkohet edhe nga një klub tjetër në Premierligë
Previous article Emigranti bllokon rrugën me vazo e kosha plehrash, përplaset me policinë: Asnjë s’ka b*** (Foto+Video)

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT