• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI POZITIV/ Debati LIVE: Spiropali: Arritje reale. Alibeaj: Mëshirë, jo meritë!
Home
Shqipëri

RAPORTI POZITIV/ Debati LIVE: Spiropali: Arritje reale. Alibeaj: Mëshirë, jo meritë!

17 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Rekomandimi i pakushtëzuar i KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE, është bërë objekt diskutimi sot në emisionin ‘Studio e Hapur’. Që në nisje të emisionit deputetja socialiste Elisa Spiropali u pyet nga moderatorja Eni Vasili nëse do i ndanin meritat për këtë arritje mes opozitës dhe maxhoranës, ndërsa socialistja tha se kjo ishte meritë e qeverisë. Sipas saj opozita nuk kishte bërë asgjë dhe se strategjia e saj ka qenë destruktive. Kaq mjaftoi që të ndërhynte deputeti i PD-së Enkelejd Alibeja. Ai tha se çelja e negociatave sot nuk është meritë, por mëshirë.

“Jemi të gatshëm të ndajmë arritjet, sfidat dhe përgjegjësitë për këtë arritje. Ne e kemi patur një marrëdhënie jo të lehtë me Europën. Besojmë që kjo thyerje e këtij ngërçi psikologjik është një arritje reale, konkrete e reformave të ndërmarra nga kjo qeveri. A ka bërë opozita detyrën dhe është munduar që përmes të gjitha mjeteve ta shtyjë këtë datë, kjo nuk është dita për tu diskutuar. Në gjithë strategjinë opozitare, nga çadra te çizmet, nga pengimi i Vettingut, të gjitha këto kanë qenë destruktive që nuk i kanë shërbyer procesit. Llogarit i kanë bërë gabim”


Ndërkohë Alibeaj vijoi me linjën e tij se vendimi u dha për mëshirë. “Këta janë ata që kanë bërë gjithçka për të arritur në këtë ditë të lumtur, por kjo pala tjetër çfarë ka bërë? Po jap konkluzionin që në fillim. A është ky një moment i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët? A është një gjë e mirë?
Sigurisht që është një gjë e mirë, pasi kjo pjesë e europës jo ballkanike ka dëshirën që të përfshijë këtë pjesë ballkanike. Por pse? A është meritë apo mëshirë? A mos po e bëjnë këtë për shkak të frikës nga lufta? Juncer e tha sot që po i çelim negociatat se nuk duam të rrezikojmë një luftë në Ballkan. Edhe Rama e tha me batutë që po nuk na e çeli rrugën Europa, rrugën e kemi të hapur me Rusinë dhe Kinën. Sot kemi një Republikë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm të zgjedhur vetëm nga një anë, kemi një republikë ku Saimir Tahiri mbështetet nga qeveria. Kemi një republikë ku vëllai i kryeministrit është koka e trafikut të kokainës, ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Klose rikthehet te Bayern Munich
Previous article Gati të TRONDISI opinionin! Bleona Qerreti përfundon librin me politikanët që ka ndarë shtratin dhe të fshehtat e... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT