• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”Corriere della Sera”: BE i hap rrugën anëtarësimit të SHQIPËRISË
Home
Shqipëri

”Corriere della Sera”: BE i hap rrugën anëtarësimit të SHQIPËRISË

17 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Komisioni Europian u rekomandoi qeverive të BE-së hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Këtë e njoftoi përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, gjatë një konference shtypi, ku paraqiti paketën vjetore për zgjerimin, shkruan sot gazeta italiane ”Corriere della Sera”.

Sipas Mogherinit, gjithashtu, përgjatë vitit të fundit edhe Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë ”përparime pozitive” në negociata.

”Politika e zgjerimit është një investim për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin e Europës”, theksoi Mogherini.

Disa zyrtarë në gjirin e BE-së shpresojnë që qeveritë e tyre t’i hapin rrugën Shqipërisë në kohën e duhur, për takimin në qershor të shefave të shteteve dhe qeverive, çka do ta shtynte Komisionin që të përshpejtonte procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo, edhe pse presidenti francez, Emmanuel Macron nënvizoi se BE duhej të zgjidhte fillimisht problemet e qeverisjes së brendshme të unionit dhe pastaj të pranonte anëtarët e rinj.

Dosjet

Për të bindur Brukselin që të formulonte rekomandimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ishin hapat përpara të bëra nga Tirana, në veçanti në reformën e administratës publike dhe të drejtësisë, ku prej disa muajsh po zhvillohet procesi i vlerësimit të gjyqtarëve.

”Përparimet e Shqipërisë janë të prekshme dhe ajo që kemi parë është me të vërtetë premtuese”, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, duke nënvizuar megjithatë se Tirana ”ka ende shumë për të bërë për të mbështetur këto përparime dhe për të thelluar aspektin reformist në sektorët kryesorë”.

Në vlerësimin e saj, BE vuri në dukje problemet me të cilat u përball vendi për shkak të polarizimit politik, mes tyre vonesa në reformën e drejtësisë.

Sot po shihen rezultatet e para pozitive, vazhdon dokumenti, që thekson se lufta kundër korrupsionit duhet të intensifikohet sepse vazhdon të paraqesë një problem në shumë fusha.

Kryeministri shqiptar

“Vlerësimi pozitiv i Brukselit është si rezultat i reformave dhe pikëpamjes së qeverisë time për të afruar Shqipërinë sa më pranë familjes së madhe europiane”, deklaroi drejtpërdrejt në televizion, pa fshehur emocionet, kryeministri Edi Rama.

“Jam i emocionuar sepse sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë ndërkombëtar të thuajse një 30-vjeçari përpjekjesh, arritjesh dhe dështimesh, ngritjesh, rëniesh dhe ringritjesh”, shtoi Rama.

“Respekt dhe mirënjohje, për të gjithë ata që përpara nesh, kush më shumë e kush më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të të vetmes rrugë të harmonisë shqiptare, rrugës drejt Bashkimit Europian”, nënvizoi ai.

“Europa nuk jep asgjë dhe Brukseli është një mekanizëm i pamëshirshëm që vlerëson vetëm meritën”, shtoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Federer i paarritshëm, vendos një tjetër rekord në karrierë
Previous article E vërteta e Kakà: Kur ika nga Milan karriera ime mori fund, në Madrid më urrenin…

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT