Ka disa orë që Komisioni Europian zyrtarizoi vendimin e rekomandimit pa kushte për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjatë gjithë viteve, muajve, javëve, ditëve dhe orëve të fundit, liderët kryesorë të opozitës kanë deklaruar publikisht që janë “PRO” integrimit, pro hapjes së negociatave dhe madje si asnjë opozitë tjetër “po lobonte?!) për të arritur deri këtu.
Kanë kaluar disa orë dhe as Kryetari i PD Lulzim Basha, as kryeministri Sali Berisha dhe as Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk kanë dalë me një qëndrim, nëse gëzohen apo jo për këtë moment historik për të cilin shqiptarët kanë 30 vjet që presin? Jo. Asgjë. Asnjë fjalë, asnjë status në facebookët e tyre zyrtarë, asnjë pohim rreth këtij momenti.
Çfarë tha Lulzim Basha në mëngjes?
Po të lexosh statusin e fundit që Lulzim Basha ka bërë gjatë ditës së sotme, do të gjeni këtë tekst:
“Në seancën dëgjimore të komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi.
Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proçes i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht.”
Dikush duhet ti thotë Bashës që ia doli
Po të lexosh tekstin e Bashës, ai thotë se do jetë shumë e vështirë që të bindin komisionin e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave. Ndoshta ai nuk e di akoma. Por dikush duhet ti thotë se PO. Ai ia arriti që t’ja mbushi mendjen gjermanëve dhe gjithë të tjerëve në BE për çeljen e negociatave. Të lumtë Lulzim. Ia arrite qëllimit (?!) Dil tani e gëzohu bashkë me shqiptarët. Çfarë ke që nuk të del zëri.
Mos harroni të njoftoni edhe Sali Berishën. Se mos harroni Monikën…
Përgatiti: Alpenews.al


