Gjendet mbi 1 kg kokainë në kufirin e gjelbër me Maqedoninë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas u gjet dhe sekuestrua një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Policia deklaron se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


