Prokuroria Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.
Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqipëtare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.
Sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurorja nuk përfaqësohet nga asnjë avokat. Seanca po zvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave.
KPK është shprehu se vetëm kriteri i pasurisë vendos për fatin e prokurorëve apo gjyqtarëve të cilët e justifikojnë apo jo pasurinë./AlpeNews.al


