• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HIGJENA E MISHIT/ AKU ne aksion, si i mbylli 28 thertore për 3 ditë
Home
Breaking News

HIGJENA E MISHIT/ AKU ne aksion, si i mbylli 28 thertore për 3 ditë

15 October, 2017 K.editor Aktualitet, Breaking News

Nisma e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, e tre ditëve të fundit, në lidhje me kushtet e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, ka çuar në mbylljen e 28 pikave të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj.

Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqëndruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotsimin e disa kushteve. Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standarteve të parashikuara me ligj.

Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj.

Ndërkohë, dy inspektorët të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, u vunë në pranga pas denoncimit të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, për abuzim me detyrën dhe shkelje të ligjit, pasi kishin licencuar një pikë therjeje në fshatin Baldushk, e cila nuk plotësontë asnjë kriter ligjor. Të tjera raste denoncimi janë duke u vlerësuar nga AKU për te vazhduar me procedimin përkatës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, garanton se ky nuk është një aksion por nje pune e filluar e cila përfundon vetëm me reformimin e plotë të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend, cdo tentativë për të rihapur aktivitetet e mbyllura do të ndëshkohet maksimalisht, ndërsa kujton se në sitën e tij do të jenë të gjitha thertoret dhe njësitë e tjera të tregtimit të mishit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKU, zotohen se do ti japin prestigjin e munguar të gjithë inspektorëve të sigurisë ushqimore në vend të cilët respektojnë ligjin dhe do të cojnë përpara drejtësisë cdo rast abuzimi apo korrupsioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA/ Greqia kërcënon Shqipërinë: Nuk ju lemë të futeni në BE!
Previous article FOTO/ Paris Hilton fanse e Ritës dhe Erës, ja çfarë ka bërë

K.editor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT