• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kontributi në turizmin botëror/ Në çfarë vendi renditet SHQIPERIA
Home
Sociale

Kontributi në turizmin botëror/ Në çfarë vendi renditet SHQIPERIA

17 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Kontributi i turizmit në PBB-në e Shqipërisë pritet që të jetë 26.3% për vitin 2018.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në raportin për vitin 2018 për ndikimin në ekonomi, parashikon që turizmi shqiptar do të rritet me ritme pozitive. Sipas raportit, kontributi i drejtpërdrejtë i këtij sektori në PBB në vitin 2017 ishte 1.134.1 miliardë lekë (8.5% e PBB-së).

Kjo parashikohet të rritet me 3.9% në 393.3 miliardë lekë në vitin 2018. “Rritja kryesisht reflekton aktivitetin ekonomik të prodhuar nga industritë si hotelet, agjentët e udhëtimit, linjat ajrore dhe shërbimet e tjera të transportit të udhëtarëve (me përjashtim të shërbimeve të udhëtarëve). Por ajo gjithashtu përfshin, për shembull, aktivitetet e restoranteve dhe industritë e kohës së lirë të mbështetur drejtpërdrejt nga turistët.”- citohet në raport.

Kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në PBB pritet të rritet me 4.7%, duke arritur në 2202.4 miliardë lekë (9.3% të PBB-së) deri në vitin 2028.
Kontributi i përgjithshëm i turizmit në PBB (përfshirë efektet më të gjera nga investimi, zinxhiri i furnizimit dhe impaktet e të ardhurave) ishte 414.2 miliardë lekë në 2017 (26.2% e PBB) dhe pritet të rritet me 4.4% në 432 .3 mld lekë (26.3% të PBB-së) në vitin 2018. Ndërsa në terma afatgjatë, parashikimi për 2028 është rritje me 4.7% në 684.2 miliardë lekë në vitin 2028 ( ose 28.9% të PBB-së).
Në raport, gjithashtu theksohet se Shqipëria renditet e 95-a në botë sa i përket ndikimit të këtij sektori në PBB e vendit, me një rritje të lehtë të një shkallë nga viti i mëparshëm.

Punësimi

Në vitin 2017 turizmi mbështeti në mënyrë direkte hapjen e 93.500 vende pune (7.7% të totalit të punësimit). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 dhe rritje me 1.4% në 111.000 vende pune (8.8% të totalit të punësimit) në vitin 2028. Në vitin 2017, kontributi total i turizmit në punësim, duke përfshirë edhe vende pune të mbështetura në mënyrë indirekte nga industria, ishte 24.1% e totalit të punësimit (291.500 vende pune). Kjo pritet të rritet me 3.8% në 2018 në 302.500 vende pune dhe do të rritet me 1.3% në 344.000 vende pune në vitin 2028 (27.3% të totalit).

Eksportet e Vizitorëve

Eksportet e vizitorëve kanë gjeneruar 135.5 miliardë lekë (1,974.1 milion dollarë), pra 54.2% të totalit të eksporteve në vitin 2017. Raporti parashikon që ky segment të rritet me 3.6% në 2018 dhe me 4.7% në periudhën nga 2018-2028, në 387.4 miliardë lekë (3.247,4 milion dollarë) në 2028, 62.2% të totalit.
Eksportet e vizitorëve janë një komponent kyç i kontributit të drejtpërdrejtë të ‘Travel & Tourism.’ Në vitin 2017, Shqipëria pati 235.5 mld lekë të ardhura nga eksportet e vizitorëve. Në 2018, kjo pritet të rritet me 3.6%, dhe vendi pritet të tërheqë 4,854,000 turistë ndërkombëtarë. Deri në vitin 2028, ardhjet turistike ndërkombëtare parashikohet të arrijnë në 6,6 mln duke gjeneruar shpenzime prej 387.4 miliardë lekë, një rritje prej 4.7%.

Investimet

Investimet në këtë sektor në vitin 2017 ishin 32.2 miliardë lekë, 7.5% të totalit të investimit (269.9 milionë dollarë). Parashikohet të rritet 5.5% në vitin 2018 dhe sërish do të rritet me 4.4% gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke arritur në 52.1 mld lekë në 2028, 8.2% të totalit. Ky sektor ka tërhequr investime kapitale prej 32.2 miliardë lekësh në vitin 2017. Kjo pritet të rritet me 5.5% në 2018 dhe të rritet nga 4.4% gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke arritur në 52.1 mld lekë në vitin 2028. Pjesa e udhëtimit dhe turizmit në investimet e përgjithshme kombëtare do të rritet nga 7.6% në 2018 në 8.2% në vitin 2028./monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT vendimi HISTORIK/ Komisioni Europian: Të hapen bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!
Previous article Bonucci: Faleminderit Zotit që s’isha aty, kur gjyqtari i dha penalltinë Realit…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT