• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protestat, dorëhiqet papritur ministri i Brendshëm
Home
Europë

Protestat, dorëhiqet papritur ministri i Brendshëm

17 April, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Protestat masive në Sllovaki për vrasjen e një gazetari bëjnë që gjithnjë e më shumë politikanë të japin dorëheqjen. Pas kryeministrit Fico dhe ministrit të brendshëm jep dorëheqjen pasardhësi i ministrit të brendshëm.

Dhjetëra mijëra demonstrues protestuan sërish në rrugët e Sllovakisë në fundjavë, për të shprehur protestën e tyre për hetimet jo rrënjësore për vrasjen e një gazetari. Si pasojë, pas vetëm tri javësh e gjysëm në post, të hënën dha dorëheqjen papritur ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Tomas Drucker. Në protestat e tyre në këtë kuadër protestuesit patën kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit të policisë.

Ai nuk e konsideron të drejtë që ta shkarkojë shefin e policisë, i cili punon shumë mirë vetëm për shkak të presionit të rrugës, deklaroi politikani pa parti. Ai nuk dëshiron që ta polarizojë edhe më tej shoqërinë, prandaj ai preferon të japë vetë dorëheqjen.

Tomas Drucker

Tomas Drucker

Vazhdon kriza e rëndë pas vrasjes së gazetarit

Vrasja e dyfishtë e pasqaruar e gazetarit investigativ sllovak Jan Kuciak dhe e së fejuarës së tij në 21 shkurt e ka zhytur në një krizë të thellë të politikës së brendshme Sllovakinë anëtare të BE. Kuciaku pati investiguar kontakte të bashkëpunëtorëve të qeverisë me mafian italiane dhe me biznesmenë të tjerë të dyshimtë. Dy 27 vjeçarët i vranë sipas policisë me stilin e një ekzekutimi.

Dorëheqjet në mars të kryeministrit shumëvjeçar Robert Fico dhe të ministrit të Brendshëm Robert Kalinak deri tani nuk qe e mundur që ta qetësojnë gjendjen. Kërkesa kryesore e demonstratave që zhvillohen çdo javë në Bratislavë dhe në qytete të tjera të vendit që atëherë është dorëheqja e presidentit të policisë Tibor Gaspar, i cili besohet se është i afërt me ministrin e mëparshëm të brendshëm Kalinak, që ndodhet nën dyshimin e korrupsionit.

Burimi: DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Matuidi: Juventusi është krenar për atë që bëri në Madrid
Previous article Habit ish-banorja e Big Brother: "Kur e kupton se ke ik për pambuk"...(FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT