• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjukanoviç, bardh e zi: Amerikanët e vlerësojnë si antirus, TASS e quan “Mugabe”
Home
Rajon

Gjukanoviç, bardh e zi: Amerikanët e vlerësojnë si antirus, TASS e quan “Mugabe”

16 April, 2018 F.autor Rajon

Rusët nuk e falin Milo Gjukanoviçin që u zgjodh President i Malit të Zi për herë të dytë. Agjencia shtetërore ruse e cilëson Gjukanoviçin si një “Mugabe” i Ballkanit që vazhdon në pushtet përjetë.

Është shumë interesante në mediat botërore analiza apo gjykimi i zgjedhjeve malazeze. Ata janë diametralisht të kundërta.

Ndërsa mediat amerikane e cilësojnë si “njeriu që i tha jo Rusisë dhe e futi vendin në NATO”, rusët e cilësojnë një “dikator të pashpirt”.

Asociatet Press, agjencia amerikane e lajmeve thekson se Gjukanoviç “u zgjodh pa patur nëvojë për balotazh dhe u zotua për të mbajtur vendin e vogël ballkanik në rrugën evropiane, dhe atë të NATO-s”.

Sipas rezultateve paraprake të fundit, Gjukanoviç arriti të marrë 53.8 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor, Mladen Bojaniç fitoi 33.5 për qind.

“Votimi i së dielës, i pari që kur Mali i Zi u bashkua me aleancën ushtarake perëndimore në dhjetor, u pa si një provë për Gjukanoviç, i cili favorizon integrimin evropian kundrejt aleancës me aleaten tradicionale Moskën”, shkruan AP.

Ndërsa TASS e Rusisë, e cila raportoi në lidhje me fitoren e Gjukanoviçit, vuri në dukje se ai ka premtuar se do të mundësojë Malin e Zi që të bashkohet me BE deri në fund të mandatit të tij 5-vjeçar në detyrë.

Agjencia gjithashtu vërejti se “Gjukanoviç ka qenë në pushtet në Mal të Zi për 27 vjet – që nga viti 1991 – dhe se numri mund të arrijë 32 vjet deri në fund të këtij mandati të ri”.

Në lidhje me këtë, TASS e krahasoi atë me ish-liderin e Zimbabves, Robert Mugabe, i cili kaloi 40 vjet në pushtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flamurtari/ Kthehet sulmuesi, nuk ka pushim për kupën
Previous article Si e bindi Guardiola Xavin të qëndrojë te Barcelona për vetëm 20 sekonda?

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT