• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Atentati në Ekuador/ Detajet e reja: Në makinë ishte gruaja dhe një fëmijë 3 vjeç
Home
Breaking News

Atentati në Ekuador/ Detajet e reja: Në makinë ishte gruaja dhe një fëmijë 3 vjeç

10 November, 2017 F.autor Breaking News, Kronikë

Mediat e Ekuadorit kanë zbardhur detaje të reja, për atentatin që ju bë 2 ditë më parë një shqiptari i cili dyshohet si i përfshirë në një organizatë të trafikimit të kokainës. Sipas shefi i zyrës së Antikrimit, German Cevallos atentati i ndodhur orët e vona të së martës ndaj kosovarit Remzi Azemi, në qytetin Guayaquil dyshohet se ka lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës nga ky vend i Amerikës Latine drejt Europës.

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat vendase shkruajnë se Azemi lëvizte me një automjet të blinduar, kur iu afruan dy persona që lëviznin me motoçikletë. Ata qëlluan në drejtim të tij 4 herë. Azemi ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare, si dhe vajzës 3 vjeçare, të cilat fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.

Sipas policisë, Azemi kishte ndaluar automjetin, teksa bashkëshortja e tij po tymoste një cigare. Ajo kishte hapur përgjysmë xhamin e automjetit dhe pikërisht kjo hapësirë është shfrytëzuar nga atentatorët për të qëlluar në drejtim të tij.

Sipas Cevallos, i plagosuri nuk është emër i panjohur për autoritetet atje.

Ai ka qenë i ndaluar në vitin 2014 gjatë operacionit të koduar me emrin “Ballkan”. Gjatë atij operacioni u arrestuan në total 11 persona, mes të cilëve shqiptarë, kosovarë dhe ekuadorianë, pjesë e një organizate që e kishtë shtrirë aktivitetin e narkotrafikut në Ekuador, Peru e deri në Spanjë e Europë. Dyshime hidhen se ai u lirua pasi kishte pranuar të bashkëpunonte me autoritetet amerikane të antidrogës.

Azemi kishte patur lidhje edhe me shqiptarin Ilir Hidri, 39 – vjeçarin e vrarë më 30 Maj të këtij viti po në Guayaquil, ngjarje që dyshohet se ka lidhje gjithashtu me pazaret e drogës. Shefi i Antikrimit tha gjithashtu se Azemi jetonte në një shtëpi me qera në pronësi të Hidrit.

Rmezi Azemi ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe kapur dy atentatorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETON SURROI: Ajo dhe ndryshimi
Previous article Selena dhe The Weeknd bëhen miq të mirë

F.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT