• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Grabitje me armë/ Arrestohet shqiptari që NUK DUHEJ të ishte në Itali sepse… (FOTO)
Home
Breaking News

Grabitje me armë/ Arrestohet shqiptari që NUK DUHEJ të ishte në Itali sepse… (FOTO)

16 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar 25-vjeçar, Theodhori Grabova, është arrestuar nga policia në Modica të Italisë si autor i grabitjes me armë në dëm të pronarit të një bari të njohur në Modica Alta.

Ngjarja ka ndodhur natën midis të premtes e të shtunës, kur viktima po hynte në shtëpi pas mbylljes së lokalit. Në momentin kur po hapte derën e banesës, u shty me forcë brenda saj nga dy individë me fytyrë të mbuluar me kapuçë, të armatosur me pistoletë e thikë.

Dy agresorët ishin fshehur pranë banesës së viktimës, të cilit i kishin studiuar lëvizjet e mbrëmjes, në pritje për ta grabitur.

Me thikën në fyt dhe pistoletën drejtuar, pronari i barit u detyrua të dorëzonte fitimet, të cilat i kishte në xhepin e pantallonave, rreth 800 euro. Ende i terrorizuar, italiani njoftoi policinë, duke dhënë detaje mbi armët e përdorura dhe aksentin shqiptar të dy grabitësve.

Një hetim i shpejtë i çoi forcat e rendit te Theodhori Grabova, emër i njohur për ta në lidhje me drogën. Në orët e para të mëngjesit të  djeshëm, pesë patrulla policie u vunë në kërkim të dy grabitësve pranë banesave të të dyshuarve të tjerë në Modica Alta, duke e gjetur Grabovën në shtëpinë e një italiani.

Kontrolli i banesës solli zbulimin e armëve të përdorura gjatë grabitjes, të fshehura në vende të ndryshme, një pistoletë dhe një thikë rreth 23 centimetra e gjatë.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se mbi Grabovën rëndon edhe një mandat dëbimi nga Italia, i paekzekutuar. Tani gjendet në qeli, ndërkohë që vazhdon hetimi për gjetjen e grabitësit të dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ventura në "pole" te Udinese, pritet të...
Previous article Inter vuan, Ikardi-Perisiç kanë “fikur” motorrat e golit

F.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT