• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ne kemi më shumë frikë se gjermanët
Home
OP-ED

Ne kemi më shumë frikë se gjermanët

15 October, 2017 Redaktor1 OP-ED

Pas fitores së AfD-së duhet që qytetarët me prejardhje migracioni në Gjermani të thyejnë një tabu dhe t’i pyesin bashkëkombasit gjermanë se pse kanë frikë.

Beqë Cufaj

Dubravka Ugrešić dhe Arundhati Roy. E para autore e romanit “Ministria e Dhimbjes” (Botuar në Berlin Verlag, 2005) dhe e dyta autore e romanit tjetër “Ministria e Fatit Përfundimtar” (Botuar në S.Fischer Verlag 2017). Të dyja këto autore të cilat gjithmonë i lexoj përdorin qysh në tituj të veprave të tyre fiktive ministri inekzistente, fiktive. Dhe rrëfejnë për tragjeditë në vendlindjet e tyre. E para për ish-Jugosllavinë, një shtet që më nuk ekziston. E dyta për Indinë, një shtet që mezi mbijeton. Rrëfime tronditëse e histori qindra vjeçare, individuale e kolektive.
Shkrimtarët ndërtojnë dhe shkatërrojnë. Vendlindje e perandori. Reale dhe fiktive. Prandaj janë si profetë që s’njohin qeveri, kushtetuta, ligje apo kohëra. Dhe marrin të drejtën të krijojnë edhe “ministritë” e tyre. Si zonjat në fjalë.
Të ketë edhe ndonjë roman me titullin e një Ministrie të Vendlindjes? Apo Ministri të “Atdheut”? Edhe ashtu dallimi gjinor mes Vendlindjes dhe Atdheut është që e para përmes lokalizimit të vendlindjes dhe faktit që është femërore nuk është keqpërdorur sa i dyti, mashkullori Atdhe.
Ministri e Vendlindjes? Ministri e Atdheut?
Kërkesa e politikanëve të CDU/CSU-së që të formohet një Ministri e Vendlindjes në Gjermani sipas me modelt të Bavarisë vjen si rezultat i zgjedhjeve të fundit. Them që me këtë do të pajtohej edhe zoti Gauland & co. Vetëm se këta do të shkojnë më larg. Do ta quajnë Ministri të Atdheut!
E kur jemi tek Atdheu në kokë gjithmonë e kam një poezi, të cilën ndoshta vetëm sot, një dekadë pasi për çudinë time e kishte përzgjedhur ta botonte në revistën letrare Akzente botuesi legjendar Michael Krüger. Titulli i poezisë: ‘Atdheu’. Teksti: Për ty Atdhe shumë njerëz thonë se të kanë/At e Dhé. / Për ty shumë të dijshëm/e padijshëm lot derdhin. Ti e ke fuqinë/ të gjitha t´i kesh. Trolli yt është i lashtë, qielli/i pambërrishëm, njerëzit pos Zotit e teje askujt/ s´i takojnë. Edhe zogjtë, lumenjtë, fushat, gurët, detërat,/ dhembjet, fëmijët, ëndrrat… Pushtuesit, poetët, /të dashuruarit, të tradhtuarit, trutharët!… Të gjitha/tuat janë… Edhe jeta edhe vdekja. Vetëm diç s´kam të qartë/Atdhe,/ I kujt je Ti?
Them se zor e kemi që qoftë me romanet që krijojnë Ministri ashtu edhe poezitë që kërkojnë diçka nga Atdheu mund të shpjegojmë situatat politike nëpër të cilat kombe të vogla a mëdha kalojnë. Sidomos jo në kohën që po e jetojmë.
AFD-ja tashmë është realitet. Dikush e quan normalitet që i shkon përshtati krejt pjesës tjetër Europës në të cilën të djathtat ekstreme kanë gjetur votuesin dhe vazhdojnë ta peshkojnë atë me të gjitha resentimentet dhe frikërat që u hyjnë në punë.
Nënshtetasit me sfond emigrancioni bashkëfajtorë
Dhe them që jemi ne, nënshtetasit me prejardhje emigrante, që kemi po aq faj sa partitë e qendrës së djathtë a majtë që nuk kemi arritur t’u flasim atyre miliona njerëzve, fqinjëve tanë, kolegëve të punës, pritësve në radhë në furra buke apo Agjencinë e Punës për të aplikuar për Hartz IV, për frikën që kanë ndaj refugjatëve të rinj. Duken sa tragjike aq edhe të frikshme diskutimet e fajësimet për miliona bashkëqytetarët, bashkështetasit tanë që “migruan” drejt së djathtës ekstreme pikërisht nga frika e migracionit. Prandaj edhe më shumë shqetësojnë diskutimet për Ministrinë e Vendlindjes tek të djathtët dhe shprehja Vendlindje tek të majtët.
A duhet të kërkojmë një Ministri Integrimi?
Të fillojmë edhe ne të flasim/kërkojmë një Ministri Integrimi? Apo Migrimi? Jo!
Ajo që ne, gjermanët e rinj, miliona qytetarë të këtij vendi me prejardhje migracioni duhet të bëjmë është e thjeshtë: të fillojmë të flasin për frikën e bashkëkombasve/fqinjëve tanë. Ta thyejmë një tabu dhe t’i pyesim pse kanë frikë. T’u themi që edhe ne kemi po aq frikë! Në mos edhe më shumë. Frikë nga Gauland por frikë edhe nga të rinjtë që në këtë vend s’vijnë për të gjetur mbrojtje, por të na sulmojnë në sheshe qytetesh, trena, aeroporte.
Ne që jetojmë pa vendlindje, por për këtë me shtet të ri, Gjermaninë, në të cilin kanë lindur fëmijët tanë, duhet ta bëjmë hapin e parë. Unë për veten time kam filluar të flas me fqinjët e miqtë për frikën e tyre. Po ju? Si është puna me ty?

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA/ Alarmi: Perëndimi, "apartejd" ushqimor në lindje?
Previous article ZGJEDHJET LOKALE/ Vota shqiptare, sot përcaktuese për Maqedoninë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT