• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Biznesmeni Sota dërgon dokumentat në Prokurori: Ja ku i gjeta 863 mijë eurot që më kapën…
Home
Breaking News

Biznesmeni Sota dërgon dokumentat në Prokurori: Ja ku i gjeta 863 mijë eurot që më kapën…

10 November, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News

Përmes avokatit të tij, Fatmir Braka, biznesmeni Lefter Sota ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një memo shpjeguese për hetuesit, mbi burimin e 863 mijë eurove të sekuestruara në makinën me të cilën po udhëtonte djali i tij Orest Sota.

Një burim konfirmon se në material janë bashkëngjitur edhe fatura si edhe historiku i transfertave. Aty shpjegohet, sipas burimeve, se nga vijnë 863 mijë eurot, tashmë të bllokuara në një llogari bankare të çelur nga organi i akuzës posaçërisht për raste të tilla.

“Paratë janë të miat. E gjithë shuma buron nga të ardhurat prej bizneseve”, shprehet biznesmeni.

Siç shpjegojnë burimet për këtë shkak biznesmeni Sota ka bashkëngjitur, edhe historikun e kompanive të themeluar prej tij dhe anëtarëve të familjes, fitimin dhe aktivitetin.

Sipas burimeve, në material janë referuar të dhëna të plota, veçanërisht për shoqërinë “Ikona” që i përket Lefter Sotës dhe që rezulton të ketë marrëdhënie financiare me shoqërine “Kurum”.

Por, ndërkohë administratorja e “Kurum”, e pyetur në Prokurori së bashku me financierin, kanë kundërshtuar pretendimin e Orest Sotës dhe sipas tyre, kompania nuk kryen blerje duke shmangur bankën. Orest Sota i është shtuar dosjes “Habilaj” përderisa në makinën e tij u gjetën dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte, Gjykata e Tiranës i la 20 ditë afat Prokurorisë së Tiranës për kërkesën e kësaj të fundit për të ekstraduar Nezar Seitin, që është njëri prej të dyshuarve si anëtar i grupit “Habilaj”.

Gjatë kësaj kohe, Prokuroria duhet të plotësojë dosjen e italianëve për ta bindur gjykatën për ekstradimin, në një kohë që ndaj tij ka një masë arrest me burg nga Krimet e Rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni mikeshën e re të Marinës
Previous article VIDEO, FOTO/ Kur Basha akuzonte mediat si të blera me paratë e drogës dhe i mallkonte

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT