• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Papa për sulmin ajror në Siri: Të përdoren të gjitha mjetet që ka bashkësia ndërkombëtare
Home
Nderkombetare

Papa për sulmin ajror në Siri: Të përdoren të gjitha mjetet që ka bashkësia ndërkombëtare

16 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

“Unë jam thellësisht i shqetësuar për situatën aktuale botërore, në të cilën, megjitha mjetet që janë në dispozicion të bashkësisë ndërkombëtare, vërejmë se është kaq vështirë të arrihet deri te një marrëveshjeje për të vepruar së bashku në favor të paqes në Siri dhe në rajone të tjera të botës”. Kështu u shpreh, pra, Papa Françeskut sot pas lutjes së Mbretëreshës së Qiellit, recituar me shumë besimtarë të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nga dritarja e studios së tij në Pallatin Apostolik.
E Papa Françesku vazhdoi duke kujtuar se, ndërsa i lutet pareshtur Zotit për paqen, i fton të gjithë njerëzit vullnet të mirë që të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Ati i Shenjtë Bergoglio bëri thirrje të re duke iu drejtuar “edhe njëherë të gjithë udhëheqësve politikë, për të bërë gjithçka që drejtësia e paqja të mbizotërojnë” në botë.
Pas sulmit të djeshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Franca ndaj objektivave në Siri, për të shkatërruar arsenalin e dyshuar kimik të regjimit të Asadit, Papa Françesku përsëri e ngriti zërin e tij duke kërkuar një përpjekje të re e të fortë paqëtuese për mbarë bashkësinë ndërkombëtare, me OKB-në në krye.
Për Alfie Evans e Vincent Lambert: kërkon respekt për të sëmurët e kurim në përkim me familjarët
Papa pastaj kujtoi kalvarin e njerëzve si Vincent Lambert, në Francë dhe Alfie Evans, në Angli, “të cilët jetojnë, nganjëherë për një kohë të gjatë, në një gjendje të rëndë sëmundjeje”, të ndihmuar nga mjekët në nevojat primare. “Këto janë situata delikate, shumë të dhimbshme e të ndërlikuara – komentoi Papa Françesku – të lutemi që çdo i sëmurë të respektohet gjithmonë në dinjitetin e tij e të trajtohet në mënyrë të përshtatshme për gjendjen e tij, me mbështetjen, marrëveshjen e anëtarëve të familjes, të mjekëve dhe të punonjësve të tjerë shëndetësorë me një respekt të madh për jetën “.
Lutja për të rrëmbyerit e vrarë në Ekuador
Papa Françesku, gjithashtu pas lutjes së mesditës të Mbretëreshës së Qiellit, shprehu dhimbjen e tij për “ lajmin e vrasjes së tre njerëzve të rrëmbyer në fund të marsit në kufirin midis Ekuadorit dhe Kolumbisë”. “Lutem për ta e për familjet e tyre – vazhdoi Papa – e jam afër popullit të dashur ekuadorian, të cilët i inkurajoj që të ecin përpara të bashkuar e paqësorë”, me ndihmën e Zotit dhe të Virgjërës Mari./Radio Vatikani

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zidane mesazh Iscos: “Ka luajtur më shumë se vitin e kaluar”
Previous article Thanë se ishte e lidhur me bosin nga Durrësi, ‘shpërthen’ ish-banorja e Big Brother: “Mjaft më! U lodha duke më kapur mat...’(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar Botë

SULMET E SHBA NË IRAN/ Qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit pothuajse tërësisht i bllokuar

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT