• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTOT/ Para bombardimit mbi Siri, momentet dramatike të pilotëve…
Home
Europë

FOTOT/ Para bombardimit mbi Siri, momentet dramatike të pilotëve…

16 April, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Një ditë pas operacionit të bombadimeve në Siri nga SHBA, Britania dhe Franca, janë publikuar foto nga momentet dramatike të pilotëve britanikë përpara se të nisen për misionin bombardues në Siri.

Katër avionë ushtarakë GR4 Tornado lanë bazën e tyre në Akrotiri të Qipros në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së shtunë për të bombarduar plantacionet me armë kimike pranë qytetit të Homsit.

“Ne nuk duam të përmbysim Assad, por të ndalojmë përdorimin e armëve kimike”, ka theksuar Theresea May, kryeministrja e Britanisë.

Ndërsa Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.
Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma, përcjell tch.
Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.

Ndërsa ambasadorja e shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë në Këshillin e Sigurimit se lajmet për sulmet kimike dhe viktimat në Douma nuk ishin “fake news”, lajme false.

“Ne i dhamë diplomacisë shans pas shansi”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce, ka thënë se përfshirja e Britanisë në sulmet ajrore në Siri ishin “një ndërhyrje humanitare”, dhe ishte ligjërisht e justifikueshme.

“Regjimi sirian po vret njerëzit e vet tash e shtatë vjet”, ka thënë Pierce.
I dërguari i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e ka quajtur intervenimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, si një “agresion” kundër Sirisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Harrojeni Blunt dhe Real 1, reperët ndryshojnë emrin e tyre, ja si quhen tani
Previous article "E NXORRI KOKËN"/ Marina Fara publikon FOTO nga shtrati duke u puthur me të dashurin

Redaktor2

Postime të ngjashme

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT