• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA e përgatitur për të goditur sërish regjimin e Asadit
Home
Nderkombetare

SHBA e përgatitur për të goditur sërish regjimin e Asadit

16 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Uashingtoni paralajmëron regjimin e Asadit se do ta godasë sërish, nëse armët kimike përdoren kundër civilëve. Paralajmërimi vjen nga ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hallej e cila tha se misioni i Shteteve të Bashkuara në Siri nuk është përmbyllur me sulmin e të shtunës.

Në një intervistë për “Fox News”, Hallej tha se presidenti amerikan po mbikëqyr situatën në Siri, ndërsa paralajmëroi se të hënën Uashingtoni do të prezantojë një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës, për mbështetjen e saj ndaj regjimit të Asadit që perëndimi e akuzon për përdorimin e armëve kimike në Siri. Rruga e diplomacisë po ashtu është e hapur. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca do të paraqesin të hënën një rezolutë për hetimin e sulmit me armë kimike të 7 prillit në Duma. Aleatët i bënë thirrje Rusisë ta mbështesë rezolutën. Inspektorët e Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike vizituan Damaskun, ku u takuan me ministrin e jashtëm Faisal Mekdad dhe përfaqësuesit rusë.

Shërbimet sekrete franceze publikuan foto të predhave me lëndë kimike në disa ndërtesa, të mbetura nga sulmi i 7 prillit në Duma ku u vranë 75 civilë. Perëndimi akuzon ushtrinë e presidentit Bashar al-Asad për sulmin me gaz Sarinë e Klorinë, përdorimi i të cilave është i ndaluar rreptësisht nga konventat ndërkombëtare.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdogan kërcënon Gylenin: Do të sjellim dhe ty në Turqi!
Previous article Si ishte jeta e trashëgimtares së vetme të Eqerem bej Vlorës nga sarajet e shërbëtorët deri në varfëri

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT